Samsung kap majat blen aksionet e kompanise Sony

Samsung kap majat, blen aksionet e kompanise Sony
Samsung Electronics ka vendosur të blejë të gjithë pjesën e aksioneve që kishte kompania Sony tek një sipërmarrje e përbashkët e tyre për ekranet me kristale likuide (LCD). Prodhuesi koreano-jugor do të paguajë 939 milion dollarë në cash për pjesën e Sony-t. BBC raporton se lëvizja vjen në një moment kur Sony po ristrukturon biznesin, i cili është goditur rëndë nga kriza botërore dhe ka pësuar humbje gjatë shtatë viteve të fundit. Samsung ndërkohë do të bëhet prodhuesi numër një në botë për televizorët dhe panelet me ekran të sheshtë. Sipërmarrja e tyre e përbashkët u krijua në vitin 2004, kur një bum në ekonomikë botërore pa një rritje të kërkesës për mallra elektronike. Megjithatë gjatë tre viteve të fundit gjërat morën një kthesë dramatike. Çmimet për ekranet LCD ranë ndjeshëm dhe kjo nisi të dëmtojë marzhet e fitimit. Tani Sony do vazhdojë të marrë ekrane LCD nga Samsung, pa pasur nevojë të ketë fabrikë të sajën.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama