Samsung Electronics ka parashikuar një rënie prej 25% në fitimet për tremujorin e dytë për shkak të një ngadalësimi në tregun e smartfonëve dhe monedhës së shtrenjtë Koreane.
Pritet që ajo të arrijë një fitim operativ prej 7.2 trilion dollarë, në periudhën nga prilli deri në qershor, një shifër e ulët kjo nga 9.5 trilion dollarë të fituara një vitë më parë. Fitimi i saj operativ ka rënë ndjeshëm këto tre muajt e fundit.
Firma e Koresë së Jugut tha se kishte dëshmuar një ngadalësim në rritjen e përgjithshme të tregut të telefonave inteligjentë dhe pa rritjen e konkurrencës në tregjet kineze dhe disa europiane.
Monedha e shtrenjtë në Kore dëmtoi fitimet e Samsung gjatë kësaj periudhe. Monedha koreane u rrit më shumë se 11% ndaj dollarit amerikan dhe rreth 7% kundrejt euros në mes të korrikut 2013 dhe në fund të qershorit të këtij viti.
Forcimi i monedhës dëmton përfitimet e firmave të tilla si Samsung, që mbështeten kryesisht tek eksportet.