Santo u tregoi miqve Nje motor dyshoj se me ndjek. Biseda dy jave me pare ne nje darke

Santo u tregoi miqve: Nje motor dyshoj se me ndjek. Biseda, dy jave me pare ne nje darke

Dy javë para se të vritej në atentatin me armë para bankës që drejtonte, Artan Santo kishte folur për një motor të dyshimtë që e ndiqte pas makinën e tij shkruan gazeta Panorama. Më datë 12 qershor ai ishte nisur nga Tirana për te Mali i Robit në Durrës, ku do të darkonte me disa miq. Përgjatë gjithë rrugës ka pikasur një motor të madh sportiv që ecte gjithmonë pas makinës. Këtë ai ua ka treguar miqve të tij, me të cilët ka darkur në një restorant në Durrës, por pa i dhënë shumë rëndësi, pasi siç ishte shprehur ai, kjo mund të ishte edhe një rastësi dhe asgjë më shumë. 

 

Duke qenë se nuk e ka vlerësuar këtë situatë, ai madje e ka mbyllur në atë tavolinë bisedën, duke mos preferuar që t’i drejtohej Policisë për të bërë denoncim. Megjithatë, pas ngjarjes së djeshme kanë qenë disa miq të bankierit ata që kanë dëshmuar rreth atyre që u kishte shprehur Santo gjatë darkës te Mali i Robit. Këto dëshmi ende nuk janë marrë në formë zyrtare nga grupi hetimor, megjithatë pritet që të konkretizohen me persona që do të pyeten më tej gjatë hetimeve. Burimet thanë se po verifikohet me imtësi çdo lëvizje që Artan Santo ka kryer kohët e fundit, duke nisur që nga momenti i para dy javëve, ku ai u është shprehur miqve që po e ndiqte një motor. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama