Saranda bregdeti jonian joshja per nje tjeter vere

Saranda, bregdeti jonian, joshja per nje tjeter vere
Sezoni veror ka filluar ne Sarande. Fundjava tashme shenon rekordet, por gjithsesi nuk jane te pakte edhe ata qe kalojne edhe me shume dite ne te, ndersa pritet qe data 1 korrik te shtoje fluksin. Kapacitetet e ketij qyteti per te mirepritur pushuesit vijojne te jene te medha, teksa si çdo vit deti eshte joshesi kryesor i saj. Saranda ofron natyren, por edhe arkeologjine, e cila nuk duhet humbur, sidomos qyteti antik i Butrintit, nje nga perlat e arkeologjise shqiptare.


Ofertat e ketij sezoni
Fjetja

Saranda ka rreth 120 hotele, njesi te vogla nga 6-25 dhoma, me rreth 2550 shtreter hoteliere. Por gjate pushimeve te veres ofrohen edhe shtepi te dyta, ku sipas statistikave zyrtare jane rreth 5500, te cilat numerojne rreth 22 mije shtreter. Çmimet e shtepive gjate sezonit veror variojne nga 25 000 - 40 000 leke per nje 15-ditesh. Ndersa hotelet kane çmime te larmishme. Çmimet ne to variojne nga 25-140 euro/nata. Shume prej hoteleve, qe jane vetecilesuar me 3 yje ofrojne çmime nga 25-40 euro/nata. Gjithsesi, keshillohet rezervimi i meparshem ne hotele, si dhe ne banesa qe jepen me qira. Nje gje e tille do te çonte edhe ne ulje te çmimeve.

Plazhet

Nga informacionet zyrtare behet e ditur se plazhet publike ne Sarande jane ne nje siperfaqe prej 22 000 meter katrore, teksa behet e ditur se investimet ne infrastrukture bejne te mundur qe rruga Sarande - Himare te mund te realizohet per nje ore. Gjate gjithe kesaj gjatesie eshte e mundur qe te vizitohen plazhe te tilla si ai i Bunecit, i shpellave ne Lukove, plazhi i Borshit etj. Por nderkohe, mund te vendoset edhe nje pushim ne zonen e Ksamilit, ku gjithashtu mundesite per reren dhe plazhin e paster jane te medha. Lidhur me qarkullimin ne keto zona eshte e mundur permes autobuseve te linjave Sarande-Vlore apo Sarande-Tirane te cilat kalojne pergjate bregut. Nje gje e tille realizohet per shkak se nuk ka linja te posaçme per ne zonat bregdetare.

Qyteti dhe qarkullimi

Ndertimet kane shenuar nje "bum" ne qytetin e Sarandes. Nga nje veshtrim qe mund t'i besh qytetit kupton fare mire se tashme pallatet e para viteve '90 kane "humbur" pas atyre te rejave shumekateshe te ngritura ne vitet e fundit e qe vijojne te ngrihen.

Por nje problem i madh qe "mbyt" Saranden eshte pikerisht mungesa e hapesirave per qarkullimin e automjeteve. Vitin e kaluar nisja e punimeve ne hyrjen e qytetit u krijoi probleme te medha drejtuesve te mjeteve, por akoma me shume shqetesim perbente parkimi, i cili edhe kete vit nuk duket te kete gjetur ndonje zgjidhje. Saranda vijon te jete ne "ngerçin" e trafikut. Punimet ne hyrje te qytetit ende s'jane mbyllur teksa kane filluar edhe punimet per shtrimin e rruges per ne Ksamil. Si rrjedhoje, rruga eshte zgjeruar, por per te vajtur deri ne kete qytet duhen pak peripeci. "Nje pluhur i bardhe ngrihet teksa ecen", shprehen banoret, te cilet tashme shpresojne ne perfundimin e punimeve.

Bregdeti jonian (Ksamili)

Prishja e ndertimeve pa leje ne nisje te sezonit veror ne Ksamil nuk dihet ende se çfare ndikimi do te kete mbi pushuesit, nderkohe qe pritet nje rritje e çmimeve. Ne kete qytet ne nje........................... mesatare do te paguaje 40 000 leke per 15 dite, por me prishjen e shume ndertesave, mes te cilave edhe hotele, mund te çoje ne nje rritje artificiale çmimesh. Nderkohe, nje gje e tille mund te ndikoje jopozitivisht, pasi tashme bregdeti i Ksamilit eshte i mbushur me inerte qe pritet te jene larguar deri ne fillimin intensiv te sezonit.

Pikat me te frekuentuara

Syri i kalter eshte nje nga pikat identifikuese kur permend vajtjen ne Sarande. Largesia e kesaj pike nga Saranda eshte 25 minuta dhe per te vajtur atje mund te shfrytezohen gjithashtu autobuset e linjave interurbane. Rruga deri atje kushton 100 leke dhe patjeter qe nje vend i tille nuk duhet t'i shpetoje pa u vizituar askujt. Uji i ftohte dhe hijet e pemeve, kaltersia qe ofrohet ne kete pike, ben qe nje njeri ta perjetoje vertet kuptimin e fjales "pushues". Kalaja e Lekuresit eshte nje tjeter vend per te mos u anashkaluar. E gjendur ne hyrje te qytetit te Sarandes, ajo mund te cilesohet edhe si nje nga pikat me te larta te tij. Nje kafe ne mbremje apo edhe nje piknik ofron mundesine per ta pare qytetin me jugor te vendit si nje yjesi, teksa dritat pasqyrohen mbi det dhe ku pamja ne horizont perfshin jo vetem Shqiperine, por edhe shtetin fqinj.

Butrinti eshte nje nga qytetet qe duhet pare ne Sarande. Per te shkuar deri atje me transport publik te duhet te paguash 100 leke, nderkohe qe per t'u futur ne qytet kushton 500 leke. E nese zgjedh te vizitosh edhe muzeun, te duhet te paguash edhe 200 leke te tjera. Largesia e Butrintit nga qyteti i Sarandes eshte 30 minuta dhe pushuesit duhet te marrin parasysh qe per nje vizite ne te u duhet te shpenzojne nje pasdite te plote, qe ia vlen. Linjat e autobusit per ne Butrint jane çdo 20 minuta, ndersa muzeu eshte i hapur deri ne mbremje.

Per ata qe kane viza greke

Nese zoteron nje vize greke dhe je me pushime ne Sarande, mund te kalosh nje nate ne Gumenice ose ne Korfuz. Rruga per ne Gumenice permes Qafe-Botes eshte e asfaltuar dhe ne qytetin grek mund te mberrish per rreth 90 minuta. Por mund te zgjedhesh edhe vajtjen ne Korfuz. Bileta vajtje-ardhje me traget (ku mund te ngarkohen deri ne kater makina) kushton 40 euro.

Rruga per ne Sarande

Rruga per ne qytetin me jugor te vendit, sidomos nese nisesh nga Tirana, kushton 1200 leke me autobus. Nese perfshin edhe nje ndalese per t'u ushqyer, atehere do te duhen 7 ore per te mberritur.

Aksi Fier - Tepelene le shume per te deshiruar, per shkak te rreshqitjeve te dheut, por edhe punimeve qe here vijojne dhe here ngecin, çka ben qe rruga te te duket edhe me e gjate seç eshte ne te vertete. Pa hyre ne Sarande mund te ndalesh ne Syrin e Kalter per te vizituar parkun kombetar. Nje kohe me e shkurter mund te te duhet nese zgjedh vijen bregdetare per shkak te infrastruktures me te mire, por ne kete rast te duhet t'i besosh edhe fatit, pasi trafiku ne Vlore, si dhe ne hyrje te komunave qe ndjekin bregdetin mund te te bllokoje ne menyre te tille qe ta zgjasin udhetimin pa fund. Ne rastet e nje makine personale do te ishte e keshillueshme qe udhetimi te behej ne oret e para te mengjesit ose ne oret e vona te mbremjes. Gjithashtu nuk do te ishte keq nese gjate rruges per ne Sarande te zgjidhej zgjatja e udhetimit duke bere edhe disa ndalesa ne plazhet bregdetare.

Nje fundjave ne Sarande

Mberritja ne Sarande pas nje udhetimi prej 7 oresh kerkon patjeter nje qetesim e gjeja e pare qe duhet bere eshte kerkimi i nje hoteli apo shtepie. Nje ndihme e madhe ne kete drejtim rezulton te jene edhe drejtuesit e linjave interurbane, te cilet duke qene se levizin ne qytet, kane edhe informacion me te perditesuar per çmimet, si dhe vendet me te frekuentuara nga pushuesit. Nje pushim i mesdites do te ishte i domosdoshem e pas kesaj mund te dilet per nje shetitje buze detit. Rrobat e banjes patjeter qe jane te nevojshme, teksa nje varke (pedaliere) do ta embelsonte pasditen. Ne to mund te behet nje shetitje e gjate pergjate vijes bregdetare te Sarandes dhe mund te beje qe qytetin ta shohesh nga nje tjeter kendveshtrim.

Levizja ne det me varke kushton per nje ore 500 leke e nese levizja do te ishte ne grup, do t'ia vlente barra qirane per te kaluar disa ore e per t'u lare ne largesi nga bregu e sidomos nga porti, zona perreth te cilit e ruan eren e naftes. Me tej, pas nje pushimi ne dhome, mbremja mund te kalohet fare mire ne Kalane e Lekuresit. Deri atje mund te shkohet me taksi, çmimi i se ciles varion nga 300-500 leke, ose ne kembe, duke qene se eshte afer qytetit.Qe prej kalase mund te shijohet nje nga pamjet me te bukura te qytetit te Sarandes, sidomos ne oret e vona te mbremjes. Mund te zgjedhesh pas nje dite udhetimi prej 7 oresh te preferosh pas ngrenies nje disko deri ne oret e para te mengjesit apo te shkosh te pushosh per t'u zgjuar te nesermen me i fresket dhe per te vijuar nje dite nga fillimi. Per ata qe zgjohen heret, rrezet e para te mengjesit ne kalimin ne bregdet do te ishin nje zgjedhje e mire. Ne rastet e mospasjes se nje makine personale, autobuset per ne Ksamil nisen çdo 20 minuta dhe kushtojne 100 leke/person. Ne kete qyteze mundesia per te shijuar ujin e detit eshte shume e madhe. Por alternative eshte edhe Lukova, natyra e se ciles fal kenaqesine e shijimit te plazhit.

Dhe pas drekes, pasditja fare mire mund te kalohet duke vizituar qytetin e Butrintit. Kthimi do te ishte shume i bukur nese do te mbyllej me nje darke te ngrene buze detit me nje ushqim te pergatitur ne restorant ose te gatshem. Patjeter, nje fundjave do te ishte shume me e bukur me shume shoqeri.


Informacione dhe tarifa

Makina personale ne Sarande eshte mire te perdoret vetem per udhetime te gjata. Mungesa e parkimeve dhe trafiku i shumte e bejne ate nje mjet pengues per levizje. Ne rastet e shetitjeve eshte me mire levizja ne kembe.

Trafiku eshte me i renduar gjate pasdites, teksa per nese arrin te gjesh parkim ai kushton 100-200 leke. Ata qe preferojne jeten e nates do te kene parasysh se diskot jane te hapura deri ne oret e para te mengjesit, si dhe gjate veres hapet kinemaja. Saranda nuk eshte shume e lakmuar per ushqimin. Afersia me Greqine mund te jete nje shkak qe ajo te cilesohet nga pushuesit si nje qytet me çmimet me te larta.

Turizmi arkeologjik vleresohet shume dhe perveç sinagoges ne qytet, Kalase se Lekuresit, Butrintit, keshillohet te vizitohen edhe qyteti antik i Finiqit, manastiri i Mesopotamise etj. Me varke ke mundesine qe te vizitosh bregdetin duke bere keshtu nje udhetim edhe ne gjirin e Kakomese dhe Krorezes. Lundrimi mund te nise nga porti. Per te duhet te paguash nje tarife deri ne 500 leke/person, teksa udhetimi zgjat rreth 20 minuta. Ne Ksamil eshte ndertuar edhe shetitorja anes bregut qe eshte vetem per kalimtaret, duke i dhene nje plus me shume qytetit te prekur nga shembja e ndertimeve pa leje. Per te marre nje varke me pedale per te bere shetitje ne gjirin e Sarandes te duhet te paguash 500 leke per nje ore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama