Saranda udherrefim per Antigonene

Saranda, udhërrëfim për Antigonenë
Ata u njohën me punën njëvjeçare të zyrës së administrimit dhe koordinimit të parkut të Antigonesë dhe programet e kësaj zyre për të ardhmen. Parku në fjalë është një tjetër destinacion turistik për vizitorët e huaj që mbërrijnë në jug të vendit. Vlerat historike dhe mjedisore të tij kanë zënë gjithmonë e më tepër vend në guidat turistike të operatorëve turistikë vendas dhe të huaj gjatë këtyre dy vjetëve të fundit. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Gjoka, tha se zhvillimi turistik nuk mund të bëhet i shkëputur dhe i izoluar nga ofertat e shumta të turizmit kulturor dhe mjedisor të vendit. "Integrimi i zhvillimit turistik do të sjellë rritjen e ofertës dhe produktivitetin turistik, por që këto vlera të shfrytëzohen në mënyrë të integruar dhe efikase është më se e nevojshme që administratorët dhe menaxherët e turizmit shtetëror, publikë dhe privat duhet që t‘i njohin e t‘i prekin këto vlera, prandaj unë së bashku me stafin që lidhet me turizmin erdhëm në Antigone për të koordinuar programet dhe guidat për të rritur kështu ofertën turistike dhe kohëqëndrimin e turistëve në vendin tonë", tha për "Shqip" zoti Gjoka. Bashkëpunimi mes Bashkisë së Sarandës, Komunës dhe Parkut Arkeologjik të Antigonesë parashikon nënshkrimin e një marrëveshjeje tripalëshe që synon promovimin e ndërsjellë të vlerave historike, kulturore dhe mjedisore të Sarandës dhe Antigonesë me qëllim që turistët që do të vizitojnë qytetin bregdetar të Sarandës të rekomandohen që të vizitojnë edhe Antigonenë dhe anasjelltas.

Ndërkohë, në qendër të komunës së Antigonesë është ngritur dhe funksionon një qendër e prodhimeve të artizanatit të sixhadeve dhe qilimave, ndërsa në zonën e portit në qytetin e Sarandës dhe në disa vende të tjera të qytetit bregdetar do të vendosen disa pika shitjeje të këtyre prodhimeve të artizanatit dhe të produkteve të promocionit turistik të Antigonesë dhe Sarandës. Në

qytetin bregdetar që ka në themel promovimin e turizmit kulturor dhe atij të trashëgimisë historike mes Bashkisë së Sarandës dhe në Parkun Arkeologjik Kombëtar të Antigonesë do të ketë stenda me materiale promocionale. Specialistët e Bashkisë së Sarandës kanë kontaktuar me menaxhuesit e Parkut të Antigonesë për të koordinuar informacionet që duhet të kenë turistët e huaj që mbërrijnë në Sarandë, të cilëve do t‘u serviret si zonë atraktive edhe Antigoneja. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka, ka ranë dakord me stafin e parkut dhe administratën e komunës për një bashkëpunim konkret dhe të qenësishëm me qëllim organizimin dhe promocionin e gudiave, si dhe paketave turistike

Sarandë (Onhezmi antik shek IV-VI pas Krishtit) -Antigone, Sarandë -Butrint -Antigone dhe anasjelltas: Tiranë-Antigone- Sarandë-Butrint. Guidat do të paraprihen edhe nga botime bashkëkohore promocionale në shqip dhe gjuhë të huaja. Kryebashkiaku i Sarandës, Edmond Gjoka, i dhuroi zyrës së administrimit dhe koordinimit të Antigonesë paketën promocionale të Bashkisë Sarandës për sezonin e ri turistik me logon e qytetit bregdetar duke marrë prej stafit të parkut disa botime të reja promocionale me sloganin e këtij vitit "Antigoneja një destinacion i ri turistik".

Nga Gazeta Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama