Qëllohet me armë zjarri makina private e shefit kundër trafiqeve dhe narkotikëve të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, në hyrje të fshatit Shëndëlli në Sarandë.
Sipas burimeve policore, në momentin kur është hapur zjarr, ai qenë i shoqëruar nga shefi i Krimeve, 2 specialistë të zonës dhe 4 efektiva të policisë, pasi ishin në një operacion për kapjen e një të shumëkërkuari. Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se autori i sulmit është Taulant Gjini, i shpallur në kërkim për “tentativë vrasje”.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.