Kjo video e publikuar nga Sarandaweb tregon momentet kur dy persona të maskuar dhe të armatosur me automatikë kanë hyrë në një kazino të qytetit bregdetar, dhe nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur paratë.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orëve të mesnatës. Deri më tani janë shoqëruar 11 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Nga ana e uniformave blu kanë nisur hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për më tepër shihni pamjet.