Turistët kanë shkuar në Cala di Volpe, lokalitet jo shumë larg Porto Cervo, për një darkë romantike që është përmbyllur me kërkesën e çuditshme për t’i blerë arragostat ende të gjalla e për ti rikthyer në det.
Dikush është përpjekur t’u ndryshoj mendje, duke u thënë se pavarësisht dëshirës së tyre arragostat nuk do të mund të mbijetonin ose do të ziheshin sërish nga rrjetat e peshkatarëve. Megjithatë çifti gjerman nuk u ka vënë shumë veshin: ka harxhuar 500 euro për ti blerë dhe janë larguar të lumtur.