Shkrimtari dhe gazetari i kronikës në Itali Roberto Saviano dha një konferencë për shtyp për librin e tij më të fundit të botuar në shqip Zero Zero Zero në Pallatin e Kongreseve organizuar në kuadër të festivalit Tirana Open 1.
Përveç diskursit të tij për librin ai pati një diskutim me të pranishmit e shumtë mbi temat shqetësuese në vendin tonë si legalizimin e marjuanës, korrupsionin, mafian shqiptare, votat dhe ekonominë.
Të shumtë ishin të pranishmit në këtë përurim të librit si Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro, deputeti Erjon Brace, Ajola Xoxe, shkrimtarë, studentë italian e shqiptarë.
Saviano tha se libri i tij flet për kokainën, mafian, korrupsionin e shumë realitete të shoqërisë të cilat i ka zbardhur në libër.
“Në këtë libër nuk kam dashur të tregoj rreth kokainës por botën nëpërmjet kokainës. Ajo që dua është që lexuesi të mos jetë i qetë kur lexon librin. Dua që kur të dalë nga libri të verifikojë, të kuptojë…sepse po, këto janë histori të vërteta”.
Interesi ndaj shkrimtarit dhe gazetarit Saviano ishte i madh ku nuk munguan dhe pyetjet e shumta nga të pranishmit.
Përsa i përket korrupsionit ai tha se në Shqipëri mungesa e progresit ekonomik dhe të ardhmes çon në korruptimit e gjithë secilit duke larguar moralen.
“Kush flet për mafian në Shqipëri humbet vota. Për shembull me qeverinë e mëparshme s’kam menduar asnjëherë të vij në Shqipëri”
E ndër temat më të nxehta të Savianos ishte mafja. I pyetur nga studentë ai tha se mafia shqiptare nuk ka një emër sepse mungojnë dokumentacione për t`i studiuar e për t`i vënë në dukje.