Nesër do të mbërrijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë mblidhet në seancë të posaçme plenare në nder të Kryeministrit të Republikës së Turqisë z. Recep Tayyip Erdogan. Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta do të presë Kryeministrin e Turqisë z. Recep Tayyip Erdogan ditën e mërkurë datë 14 maj 2014, në orën 17.00 në Kryesinë e Kuvendit dhe delegacionin që e shoqëron”, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit pranë Kuvendit.
“Më pas, në orën 18.00 Kryeministri i Republikës së Turqisë z. Rexhep Taip Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse në sallën e seancës plenare.”
Vizita e Erdoganit në Tiranë vjen në një kohë kur Turqia është mbërthyer nga debate për zgjedhjet presidenciale. Kreu i qeverisë turke do të jetë i shoqëruar nga disa ministra dhe shumë biznesmenë. Erdogan gjatë qëndrimit në Tiranë do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë për bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve në kuadër të 500 viteve histori të përbashkët.