"U step i trembur shpirti im at'here... Po, sado paçin shkaqet pesh' e vlere, sado te them si ndodhi dhe perse, te verteten e hidhur nuk e fsheh edhe perunjem, perunjem mekatar perpara fjales s'lare: qytetar."
Vargjet ne poemen "Poeti dhe qytetari" te Nikolla Nekrasov, jane te poetit. Sejfulla Maleshova i perktheu ne internim. Nekrasov ishte poeti i tij i preferuar, ndersa poema ne fjale ishte shprehje analoge e jetes se Maleshoves. Ato pane driten e botimit pas viteve nentedhjete. Studiuesi Nasho Jorgaqi i ka futur ne "Antologji shqiperimesh poetike" e botuar me rastin e 110-vjetorit te lindjes se Sejfulla Maleshoves (2 mars 1900 - 9 qershor 1971). Maleshova udhetonte çdo 2-3 muaj nga Fieri ne Tirane per te sjelle perkthimet ne Shtepine Botuese "Naim Frasheri". Ne vitet '60 Jorgaqi ishte shef i redaksise se letersise se huaj.
Ai bashkepunoi me Maleshoven per dy vjet, sepse ketij teoricieni dhe importuesi te mendimit marksist dhe komunist, nder te paret ne vend, iu pre dhe kjo fije per pune intelektuale. Studiuesi Jorgaqi tregon takimin me Maleshoven, vendin qe ai ze ne poezine shqipe ndermjet dy lufterave dhe shqiperimet e tij, si dishepull i shkollen noliane te perkthimit. Fieri, ku Maleshova jetoi internimin dhe vdiq i izoluar, e kujton ne 110-vjetorin e lindjes. Te dielen, sheshi ne hyrje te qytetit merr emrin e tij dhe perurohet nje bust i tij.
Çfare historie ka ky liber me shqiperimet e Maleshoves?
Keto kohet e fundit jam marre me Sejfulla Maleshoven dhe kam shkruar kujtimet e mia rreth 50 faqe, ne kuadrin e nje libri qe po bej, kujtime per sivellezerit e mi shkrimtare. Duke qene shef i redaksise se letersise se huaj ne shtepine botuese "Naim Frasheri", duke qene se ai punonte si perkthyes i jashtem per nje kohe, pata mundesi ta njoh dhe te bisedoj.
Maleshova eshte nje ze i fuqishem i letersise shqiptare midisi dy lufterave, zeri i asaj letersie qe njihej si letersi e angazhuar, poet i levizjes antifashiste dhe antizogiste; nje figure e levizjes revolucionare e mergimit politik te viteve '20-'40; sekretar i kryeministrise ne kohen kur Noli ishte kryetar i qeverise. Ne dhjetorin e '24-es iku dhe beri jeten e emigrantit politik ne Itali, Austri, ne Bashkimin Sovjetik dhe ne France dhe u kthye me 1943. Qe nga udheheqesit e Luftes Antifashiste Nacional Çlirimtare, anetar i Shtabit te Pergjithshem dhe i udheheqjes se Partise Komuniste.
Pas çlirimit qe minister i Kultures, Propagandes dhe Shtypit; themelues dhe kryetari i pare i Lidhjes se Shkrimtareve te Shqiperise. Me 1945 botoi te paren dhe te fundit veper me poezi me titullin "Vjersha". Ishte perfaqesuesi me eminent i letersise se re qe po lindte ne Shqiperi.
Letersi e re?
Letersi qe kishte lindur me Luften Nacional-Çlirimtare por qe fillimet i kishte qe ne brezin e viteve 30. Maleshova shkroi jashte dhe botoi ne organet antizogiste si "Liria kombetare" apo dhe ne Gazeten Dielli. Poezia e tij hyri ilegalisht ne Shqiperi dhe u perhap ne rrethet e rinise. Eshte nje periudhe e stuhishme edhe per intelektualin evropian. Maleshova i kishte rene botes qark deri ne vitet '40.
Mendoni se reflekton poezia e tij levizjet e medha, vendet ku shkoi dhe njerezit qe u influencua?
Poezia e tij eshte poezi e angazhuar me teme politike, revolucionare, i drejtohej fshataresise shqiptare ne radhe te pare, bente thirrje per kryengritje per revolucion, per te rrezuar regjimin e Zogut, per nje Shqiperi te shkeputur nga kolonializmi italian. Nje nga poezite qe u be e njohur pikerisht per kete eshte "Si e dua Shqiperine" dhe bashke me poezite e tjera qe ishin zeri i aspiratave te vegjelise shqiptare, sepse edhe vete Maleshova ishte me origjine fshatare, gjithe keto e bene te dashur.
Megjithese grupi shoqeror qe ai i drejtohet ishte analfabet...
Dihet qe ne Shqiperi ekzistonin rrethe revolucionare te majta.
Maleshova ishte nga udheheqesit e emigracionit politik te majte qe siç dihet kishte udheheqes shpirteror Fan Nolin. Ne programin e kesaj levizjeje mjeti kryesor ishte propaganda. Propaganda ne rastin e Maleshoves qe kishte pseudonimin Lame Kodra, nepermjet letersise do te realizohej. Veç poezive dhe perkthimeve ai shkroi publicistike.
Po ta shohim krijimtarine e tij jashte kontekstit te kohes, jashte ketij misioni te propagandes, çfare mbetet? Nuk ka ndonje konfirmim te kesaj figure ne njezet vjetshin e fundit.
Faji per kete nuk eshte i tiji. Fakt eshte qe ai ka shkruar gjithsej 21 poezi qe jane botuar. Ka qene kerkues, kishte nje praktike krijuese te ngadale, pa ndonje babezitje. Ai ndoqi praktiken e Nolit i cili shkroi nje album poezish me rreth 18 poezi, qe i shkruante ne raste dhe rrethana te caktuara. Keshtu ndodhte pak a shume edhe me Sejfulla Maleshoven.
Mund te flisni per ndikim?
Padyshim qe mund te flasim per nje ndikim te poezise se Nolit te poezia e Lame Kodres. Kjo ndihet me tej edhe te perkthimi, te shkolla e perkthimit qe krijoi Noli dhe qe Kodra eshte dishepulli kryesor si perkthyes i poezise.
Periudha e perkthimit si qendron?
Nga te dhenat qe kam gjetur une, rezulton qe vepra e tij e pare qe njohim eshte nje poeme e botuar ne italisht me titullin "Kostandini" botuar ne Rome me 1923. Keshtu nis krijimtaria letrare e Sejfulla Maleshoves. Ai kish mbaruar kolegjin ne Shen Dhimiter Korona themeluar nga De Rada, dhe vazhdoi studimet per tre vjet per mjekesi. Student, bashke me Odise Paskalin botoi revisten "Studenti shqiptar" dhe ketu botohen poezite dhe perkthimet e para te Maleshoves. Me 1924, kur ndodhi Revolucioni i Qershorit, ai braktisi studimet.
Poemen e pare e ka shkruar italisht?
Poema rezulton italisht, shqip nuk e kemi. Ka mundesi ta kete shkruar drejtperdrejt italisht, nuk jam ne gjendje ta them. Ne periudhen e emigracionit politik perktheu disa vjersha.
Shijet e tij per perkthimin, siç tregon kjo antologji, duket se jane kryesisht nga vendet vatra te komunizmit?
Po, ai perktheu nje vjershe te njohur revolucionare te Hajnes, "Punetoret e avlemendit" te Hajnes, nje nga vjershat e pakta te preferuara te Marksit. Ai perktheu "Internacionalen" e Eugjen Potjes, hymni i levizjes komuniste nderkombetare qe eshte perkthyer shume mire. Kemi dy variante te "Internacioanles" nje te Maleshoves qe eshte i pari dhe nje tjeter te Petro Markos. Perktheu vjershen e famshme te Getes "Mbreti i Tules" qe e kish perkthyer me pare edhe Ndre Mjeda. Shqiperimi i Maleshoves eshte me i goditur, me i qarte, me harmonik se sa i Mjedes.
Perkthimi per qellime politike, revolucionare. Çfare do veçohej nga perkthime per qellime estetike, per shembull nga Omar Hajami...
Me 1946 Maleshova pesoi goditjen politike, u largua udheheqja. Me 1955 u hoq nga Tirana dhe u dergua me pune te rendomta magazinier ne Ballsh dhe ne Fier. Kjo eshte periudha e heshtjes.
Ju u takuat kur?
Isha nje nga lexuesit entuziaste te tij. Kishte nje poezi shume ritmike, me nje thjeshtesi sugjestive. E shikoja ne Fier ne vendlindjen time, gjithmone ne distance, interesohesha te merrja vesh ç'bente. Ishte nje njeri sportiv, veshur me qillota, kapele republike ose me shapke dhe me biçiklete levizte.
Organizimin e vogel te punes e bente me nje korrektesi te admirueshme qe i habiste te gjithe. Gjeja e pare qe kerkoi ne ate fare kendi te zyres se magazinierit, ishte nje portret i Enver Hoxhes. Kur e pyeten, "po kjo ç'ishte shoku Sejfulla?", ai tha "e kemi udheheqes te shtetit, ne nderojme shtetin".
Legjende apo jo?
Eshte e vertete. Pavaresisht se ai perndiqej, fakti qe nuk e futen ne burg ishte se ai izoloi veten, ishte tip vetmitar. Ne pamundesi per te botuar krijimtari origjinale ai vendosi te merrej me perkthime ne harkun kohor 20-vjeçar. Qe nje rrethane fatlume per te dhe per ne qe u lidh me shtepine botuese "Naim Frasheri". Ne vitin '55 e gjeta bashkepunetor ne shtepine botuese. Vinte çdo 2-3 muaj te sillte perkthimet. Ishte teper i kursyer ne fjale.
Kjo praktike vazhdoi nja dy vjet. Lexoja menjehere ato qe me sillte. Ai perkthente kryesisht nje poet, rusin Nikolla Nekrasovin. Prej tij perktheu "Poeti dhe qytetari" te cilen kur e mora ne dore ne vitin 1955 dukej ta kishte perkthyer si per veten: poeti qe nuk flet dot dhe qytetari qe nuk mundet te beje gje.
Se fundi, ne Arkivin Qendror te Shtetit hyne nga arkiva e Ministrise se Brendshme disa materiale te Maleshoves. Kur te gjithe kishin humbur shpresat se ai nuk paskesh shkruar gje, u gjeten 2 poezi pa date, qe mund te jene shkruar ne vitet '50-'60, jane dy poezi satirike ku duken aluzione te qarta dhe te fuqishme per regjimin e kohes. Aty ndodhet pikerisht fryma e "Poetit dhe qytetarit" te Nekrasovit.