Sekrete te vogla bukurie

Sekrete të vogla bukurie

Qumësht pastrues për lekurën të yndyrshme

Shtrydhni një grejpfrut dhe e përziejni lëngun e tij me një gotë qumështi të ftohtë. Ruajeni në frigorifer dhe përdoreni për të pastruar fytyrën para gjumit. Njomni një cope pambuku të pastër dhe kaloni me të gjithë fytyrën. Shpërlajeni me ujë të vakët dhe fshijeni fytyrën me pecetë të pastër.

Ujë trëndafili për sy të ënjtur

Zieni 1 litër ujë dhe pasi ta hiqni nga zjarri hidheni në të 20 petale trëndafili. Lëreni rreth 30 minuta, më pas kullojini. Lëreni ujin e trëndafilit të ftohet pak dhe bëni me të kompresa në sy.

Maskë me patate për rrathët e zinj të syve

Pastroni një patate dh eprijeni në feta shumë të holla. Shtrojeni fetat në sy dhe leni rreth 10 minuta. Më pas hiqeni dhe shpërlani fytyrën .

Tonifikues për flokë të dobët

Në një tas të vogël rrihni 1 kokërr vezë dhe ½ filxhani çaji me kos. Masazhoni me këtë maskë flokët tuaj. Lëreni tonifikuesin në flokë rreth 10 minuta. Më pas shpërlajeni.

Zbutës për flokët e thatë

Në një enë përzieni 2 kokrra vezë të rrahura me 1 lugë vaj ulliri, 1 lugë glicerinë dhe pak uthull. Kalojeni këtë maskë në flokët dhe lëreni rreth 15 minuta. Në vazhdim lajeni .

Krem pastrues për fytyrën

Nevojiten:

¼ kastravec(me lëkurë të prerë hollë ), 1/8 patate (me lëkurë të prerë hollë), 1 lugë sodë buke, 1 kokërr vezë, ¼ filxhan kos.

Përgatitja:
Hidhni në makineri grirëse otaten dhe kastravecin. Shtoni sodën dhe vezën dhe vazhdoni përzierjen. Hidhni kosin. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, shtoni 2 lugë kafeje lëng limoni. Kremi ruhet ne frigorifer për 2 ditë. Shtrojeni në një pambuk ose pecetë të pastër dhe pastroni me të fytyrën. Më pas hiqeni dhe shpërlajeni fytyrën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama