Sekretet e gruas qe ka ndare me dysh Evropen

Sekretet e gruas qe ka ndare me dysh Evropen
Karla Bruni përçan Evropën mes fansave të saj dhe atyre që e urrejnë. Ajo që është e sigurtë, është se në Paris ajo është bërë më e fuqishme se sa parashikohej. Jo vetëm në pallatin Elize, por edhe në politikë.Cilësohet Xhokonda e shekullit 21. Më shumë se sa nga bukuria, ato ngjajnë në buzëqeshjen enigmatike të Karla Bruni Sarkozi.

Mbiemri është më dëfryes, jo vetëm, sepse është Zonja e Parë e Francës, por se i kushtohet rëndësi e madhe edhe jashtë Francës. Ka marrë shumë pseudonime dhe mbiemra, për të thonë se është “Mazzarina", "Zarina", "Italianka”, “Karla e Francës”, “Presidentja”, ose e kundërta për burrin e saj thonë “burri i...” ose “zoti Bruni”Ajo përbën lajm edhe kur merr frymë.

 Merr pjesë në një skenë filmi të Woody Allen-it dhe Nicola kthehet në një Otello xheloz. Kanë dalë zërat se regjisore dëshiron ti presë pjesët e skenës të xhiruara nga ish-modelja, dhe për gazeta e gossipit ajo është një “katastrofë kombëtare”. Sapo Karla ngriti zërin në favor të iranianes Sakineh dhe posta e pallatit Elize u mbush menjëherë me letra që ishin në dakord me atë, bota e duartrokiti, por konservatorët dhe radikalët islamikë e quajtën “kurva italiane”.

Një mit pariziene si Catherine Deneuve del kundër: “Mund ta mbante gojën mbyllur, duke parë të kaluarën e saj”. Ajo aludon se Karla ka pasur mbi 30 dashnorë, që kjo e fundit i ka thënë në një këngë. (Ishte çështje rime- mbrohet Karla). Shifër kjo që ka ndezur një debat të madh. Shumë apo pak? Dikush bën llogaritë: ka pasur 1.5 burra në vit derisa mbaroi moshën e pafajësisë. Në të kaluarën Karla e pati cilësuar monoganinë si “një mërzitje”, ndërsa tani e mbron lidhjen me vetëm një burrë, për të cilën thotë se “ka fuqi bërthamore” dhe përgënjeshtron zërat për flirte të çiftit famoz. Ndoshta ishte e pashmangshme që një grua e ardhur nga pasarelat e modës të ngjitej në një fron kaq të rëndësishëm të pushtetit.

Pasi Karla ka edhe një të kaluar shumë rozë. Megjithatë fansat dhe kundërshtarët në një pikë janë që të gjitha dakord: Karla e ka ndryshuar Nikola Sarkozinë. Dhe jo vetëm në fushën sentimentale, por edhe më tej... Aq sa bashkëshorti i saj detyrohet të pranojë që “për gjithçka unë konsultohem me Karlën”. Pak dashuri, pak respekt për inteligjencë të gjallë dhe të ndryshme. Edhe pak oportunizëm. Janine Mossuz-Lavau, drejtues i qendrës për studime politike thotë se “Sarkozi ndodhet në një pozitë të vështirë, ai është në rënie të lirë në sondazhe, dhe është jopopullor në Francë për shkak të dëbimit të romëve dhe reformës së pensioneve.

Ndërsa Karla e korrigjon imazhin e tij, këtë afrim të tij me të djathtën ekstreme për arsye elektorale, ajo e korrigjon imazhin falë impenjimit të saj në fushatat politike përkrah tij”. Por këtu nuk mund të shkojë shumë vaj. Pasi gjithçka mund të ndryshojë pas dy librave që priten të dalin së shpejti në qarkullim që kanë në qendër të tyre pikërisht jetën personale të Zonjës së Parë të Francës.

Botuesi i “Flammarion” ka deklaruar se ka vënë në punë një legjion avokatësh përpara se ti japë shtypit pjesë nga libri i bujshëm për jetën e Karla Brunit. Pritet që ky libër të bëjë zhurmë të madhe, pasi autorët kanë thënë që në këtë biografi të paautorizuar do të ketë “zbulime shpërthyese” rreth jetës private të Brunit. Nga ana tjetër avokatët e pallatit Elize po bëjnë gjithçka për ta bllokuar këtë libër, ose së paku të hedhin në gjyq botuesin për cenim privacie. Ka shumë zëra premtues që thonë se do te këtë prapaskena të mëdha në jetën e pallatit Elize. Disa thonë që Sarkozi po largohet nga Karla, për t’u afruar sërish me ish-bashkëshorten e tij, Cecilia, në prag të fushatës. Nga ana tjetër, thuhet se çifti Sarkozi-Bruni, është më i bashkuar se kurrë. Pra, kjo telenovelë pritet të ketë seri me plot surpriza.

Megjithatë Karla Bruni duke luftuar për të drejtat e njeriut, duke thënë të sajën për politikën e brendshme dhe botërore, është bërë një personazh shumë i rëndësishëm. Italianka sicc e thërrasin francezët është bërë tashmë gruaja më e fuqishme në historinë e Republikës së Francës. Ajo është treguar jashtëzakonisht e aftë për ndryshimin e imazhit të saj nga një femër e pasarelave dhe e gossipeve të kthehet në një simbol të fuqisë përtej Alpeve.

Hobet, sekretet dhe të dashurit e Zonjës së parë të Francës
Ja cila është jeta e Karla Brunit

Carla Bruni S konsiderohet si një ndër gratë më interesante dhe të përfolura mediatike. Jo vetëm për faktin se është Zonja e Parë e Francës dhe gruaja e presidentit Nicolas Sarkozy por për veçantinë dhe origjinalitetin që e karakterizon atë përtej mantelës së first lady. Me origjinë italiane, Bruni ka një backgraund që jo çdo zonjë e parë e ka patur në historinë politike botërore. Ajo ka qenë një ndër modelet më të suksesshme të firmave më të njohura dhe të promovuara në botë, duke përbërë kështu edhe modelin e kërkuar të shumë stilistëve dhe disenjuesve. Por pretendimet e saj kanë ditur të aspirojnë edhe në muzikë duke qenë jo vetëm një këngëtare e ndjeshme e një muzike të vërtetë por edhe tekstshkruesja e shumë këngëve. Këngë të cilat me shumë pasion i janë dedikuar shumë dashurive të vjetra e të reja.

Familja

Edhe pse legalisht Carla Bruni është vajza e pianistes së famshme italiane Marisa Borini dhe industrialistit e kompozitorit të muzikës klasike Alberto Bruni Tedeschi, në 2008 zbuloi se babai i saj biologjik natyral ishte italiani me origjinë braziliane Maurizio Remmert. Në rininë e tij kish pasur një lidhje 6 vjeçare me mamanë e Brunit. Ajo ka një motër e cila është aktore, Valeria Bruni Tedeschi, dhe producente filmash njëkohësisht, që jeton në Paris gjithashtu. Dikur ka pasur edhe një vëlla, Virginio Bruni Tedeschi (1959 - 2006), i cili vdes nga komplikacionet që iu shkaktuan nga virusi hiv/aids.

Muzika

Në vitin 1997, Bruni lë botën e modës dhe modelimit për tiu përkushtuar asaj të muzikës. Shumicën e këngëve i ka kompozuar dhe krijuar vetë, duke bashkëpunuar me shumë producentë të njohur ku më i zgjedhuri ishte Julien Clerc. Në 2002, albumi i saj i parë Quelquun ma dit (Dikush më tregoi) i prodhuar nga ish i dashuri i saj, Louis Bertignac, u shpërnda në të gjithë Europën duke pasur një sukses absolut veçanërisht në vendet frankofone. Këngë të albumit u prezantuan në filma të vlerësuar amerikanë duke u përdorur edhe si kolonë zanore e tyre. Kënga më e pëlqyer e Brunit Le Plus Beau du quartier u përdor në filmin e njohur amerikan H&Ms Christmas një prodhim televiziv i 2006. Ndërsa Quelquun ma dit u përdor si një tjetër kolonë zanore në filmin Divorci. Albumi saj i dytë, No Promises Jo premtime përmban poema të William Butler Yeats, Emily Dickinson, W. H. Auden, Dorothy Parker, Walter de la Mare, dhe Christina Rosetti, të cilat u shndërruan në këngët më të pëlqyera në janar të 2007-ës.

Dashuritë e Brunit

Sipas zërave dhe burimeve të ndryshme të medias së huaj është pohuar që Carla Bruni ka qenë përfshirë në marrëdhënie dashurore me Louis Bertignac, Mick Jagger (ku bashkëshortja e Jaggerit e përfoli lidhjen e tyre pas ndarjes nga i shoqi). Lidhje të tjera Bruni ka pasur edhe me emra të tjerë të njohur si Eric Clapton, Léos Carax, Charles Berling, Arno Klarsfeld, Vincent Perez dhe me ish kryeministrin francez Laurent Fabius. Ajo është shprehur se monogamia është një nga gjërat që e mërzisin atë më shpejt ndaj e gjen veten në shumë lidhje. Ashtu sikurse është shprehur se Dashuria zgjat për shumë kohë, ndërsa dëshirat seksuale dy deri në tre javë. Herë pas herë kërkoj të kem një lidhje monogami, edhe pse do të preferoja poligaminë ka përfunduar ajo për shtypin e huaj.

Martesa me Nicolas Sarkozy

Bruni u takua më presidentin francez të divorcuar Nicolas Sarkozy, konkretisht në nëntor të 2007-ës në një parti mbrëmjeje. Pas një romance të shkurtër ata u martuan në 2 shkurt të 2008-ës në pallatin Élysée në Paris. Kjo ishte martesa e parë ceremoni për Brunin dhe e treta për Sarkozinë. Bruni, ndërkohë, mori nënshtetësinë franceze duke hequr dorë prej nënshtetësisë italiane menjëherë verën e po atij viti. Për sa i përket marrëdhënies së saj me presidentin francez ajo ka thënë se martesa me Sarkozinë ka qenë një ndër dëshirat më të papritura dhe të forta që i ka lindur ndonjëherë në jetë.

Zonja e Parë e Francës

Pas martesës me Nicolas Sarkozy, Carla Bruni filloi ta shoqëronte atë në shumë pritje, përcjellje apo vizita të rëndësishme presidenciale, duke përfshirë këtu vizitat në Mbretërinë e Bashkuar në mars të 2008-ës që solli dhe debat në shtypin ndërkombëtar si dhe në publikun britanik e atë francez. Polemikat dhe debatet rreth lidhjes Bruni Sarkozi lindën atëherë kur shtëpia e njohur e ankandit Christies publikoi një nga fotot nudo të Brunit nga karriera e saj si modele. Pati gjithashtu shumë interes mbi gardërobën e saj ku përzgjedhjet ishin më shumë të firmës Christian Dior, e parë kjo si një zgjedhje diplomatike nga Bruni, meqë është e origjinës franceze. Carla Bruni takoi në gusht të 2008-ës Dalai Lama në një kullë budiste në një nga kodrat e Francës në Languedoc. Në kuadrin e aktiviteteve të tjera politike po aq të rëndësishme përmendet edhe pritja e Papës së XVI të Benediktit. Në shtator të 2008, ajo takohet në New York me mbretëreshën Rania dhe Wendi Murdoch, si dhe me ish zonjën e parë Laura Bush në muzeun metropolitan ku diskutuan për mbështetjet dhe ndihmesat e tyre në bamirësi e donacione për njerëzit në nevojë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama