Sekretet e nje martese te qendrueshme dhe te lumtur!

Sekretet e nje martese te qendrueshme dhe te lumtur!
Nuk ka njeri a libër që mund t’ju sigurojë që lidhja juaj do të jetë e suksesshme. Por, megjithatë këshillat nuk janë kurrë të tepërta.
Terapeutët e çifteve bashkëshortore u sjellin disa këshilla të dobishme.

1. Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e komplimentit

Të paktën një herë në ditë thuajini partnerit tuaj bashkëshortor sesi vlerësoni dhe nderoni ndonjë gjë që ka bërë ai. Të gjithë janë të shpejtë kur duhet t’ia bëjnë me dije partnerit se ka gabuar ndonjë gjë, prandaj e njëjta gjë do të duhej të vlente edhe në rastet kur ai bën gjëra të mira. Fjalët si “faleminderit” dhe “më fal” mund të bëjnë shumë në përmirësimin e jetës bashkëshortore.

2. Dëgjoni më shumë, flisni më pak

Komunikimi nënkupton 85% të dëgjosh, e 15% të flasësh. Sa më shumë që të dëgjosh atë që thotë partneri, aq më shumë do të kënaqeni në komunikim me të. Dilni në shëtitje pa marrë celularët me vete, shikojeni në sy partnerin dhe vetëm dëgjojeni se çka thotë. Ai do të ndihet mirë kur ta shohë se jeni duke e dëgjuar me kujdes.

3. Problemet e vogla lini anash

Është krejtësisht në rregull që t’i lini anash problemet e vogla dhe të mos i përsëritni ato vazhdimisht. Mund të mendoni se kjo nënkupton injorimin e gjërave kyçe në lidhje, por gaboheni. Çiftet e suksesshme gjithmonë pajtohen që t’i injorojnë problemet e vogla, të përditshme, meqë ato nuk ia vlejnë që të grindeni për to dhe të mbani inat.

4. Bëhuni i pari që lëshon pe

Kur të paraqitet problemi, secili prej pjesëtarëve të çiftit pret që ai tjetri të kërkojë falje. Sa më shumë që prisni, bëheni aq më të nervozuar. Bëhuni ju ai i pari që kërkon largimin e kësaj gjendjeje të padurueshme. Kjo nuk dmth se ju duhet të dorëzoheni i pari, përkundrazi. Megjithatë, uji që rrjedh është gjithmonë më i pastër, sesa uji që rri në vend.

5. Dashuria ia vlen që të luftoni për të

Është normale që në martesë të vijë deri te konfliktet e ndryshme. Shumë njerëz përpiqen që të evitojnë konfliktet, duke u tërhequr në vetvete, apo thjesht, të heshtin. Por, grindjet janë të paevitueshme. Nëse problemit i qaseni me mend dhe me kujdes, konflikti mund të jetë i dobishëm për lidhjen tuaj, duke i dhënë asaj energji të re.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama