Sekretet e njerezve qe drejtojne boten nga Klintoni tek Putin

Sekretet e njerezve qe drejtojne boten, nga Klintoni tek Putin
Drejtojne shtete, jane burra shteti, por jane edhe njerez te zakonshem. Ndersa pjesen e pare e kemi pare dukshem, pjesen e dyte jane perpjekur gjithnje ta mbajne te fshehur. Por kjo ka ndodhur deri ne nje moment, kur mediat dhe njerez te afert kane zbuluar sekretet e tyre, te cilat ngjallin me shume se asgje kureshtjen e publikut. Ia nisim me me te vjetrit.Kush e dinte se presidenti Theodore Roosevelt, "njeriu i brishte" ishte ne gjendje te vriste nje luan mali vetem me nje thike. Nderkohe nje prej pasardhesve te tij, Bill Clinton-it nuk i duhet te luftoje me luane mali, por i duhet te perballet me me shume se nje alergji.

Ai ka alergji nga bifteku, qumeshti, macet e poleni. eshte ironike ajo qe ka ndodhur me Angela Merkel, kancelaren aktuale te Gjermanise, e cila u rrit ne pjesen lindore te ketij vendi. Nderkohe qe ajo ka refuzuar te bashkepunoje me "Stasi-n" per te dhene informacione per bashkemoshataret e saj, nga ana tjeter policia sekrete e ka konsideruar si "fjalamane" dhe qe s'mbante dot sekrete. Por refuzimi i saj i guximshem do ta kthente ate ne te dyshuar dhe do ishin moshataret e saj, te cilet ajo s'kishte pranuar t'i spiunonte qe do vezhgonin me kujdes sjelljen e saj, per te raportuar me vone. Sekretet e nje prej njerezve me te pushtetshem te Italise, Silvio Berlusconi i ka bere te ditura pikerisht bashkeshortja e tij.

 Ne nje liber kujtimesh ajo eshte shprehur se Berlusconi flet ne gjume dhe ka dobesi te madhe per Napoleon Bonapartin. Madje ai ka nje koleksion te tere me statuja qeramike te Bonapartit. Ky fakt, i bere publik nga e shoqja, ka bere qe shpesh here Berlusconi te shfaqet ne faqet e gazetave i pikturuar me çizmet dhe kapelen e Napoleonit. Nje sekret me te madh ka ruajtur per shume vite te jetes se tij, ish-presidenti i Frances, Francois Mitterrand. Ai ka arritur te beje nje jete te dyfishte dhe jo vetem gjate kohes qe ishte president. Perveç bashkeshortes se tij, ai ka pasur dhe nje te dashur dhe nje vajze te paligjshme, e cila u be publike pas vdekjes se tij. Ish-kancelari i Gjermanise, Gerhard Schroeder edhe pse ka qene drejtues i nje prej shteteve me te fuqishme ekonomikisht ne bote, kur ka qene i vogel ka jetuar ne varferi te skajshme.

 Kjo ishte arsyeja qe sipas tij, femijet e tjere nuk pranonin te luanin me te. Ndersa Tony Blair mbart sekrete estetike, te cilat kur u zbuluan i irrituan taksapaguesit e Anglise. Kjo per arsye se u zbulua se ai shpenzonte 3 mije dollare ne muaj per kremra fytyre. Sipas mediave britanike, sekreti i lekures se shendetshme te Tony Blair eshte fakti se ai shpenzon dy here me shume se nje femer me te ardhura mesatare ne Angli. Ndersa nje nder sekretet e vogla te kryeministrit misterioz te Rusise, Vladimir Putin eshte se mund te flase gjithe dialektet e gjuhes gjermane.

Bill Clinton
Ka alergji nga bifteket, qumeshti, macet

Marredhenia e tij me Monica Lewinsky-n nuk mund te konsiderohet me sekret duke qene se ai e pohoi ate para gjithe kombit. Por nje fakt i jetes se Clinton, thene me sakte aspektit shendetesor te tij eshte se presidenti i 42-te i Shteteve te Bashkuara te Amerikes vuan nga nje sere alergjish. Keshtu, ai eshte alergjik ndaj maceve, biftekut, qumeshtit dhe polenit. Sigurisht, alergjite e tij nuk e kane penguar ate te sherbeje dy mandate si president i SHBA, nga viti 1993-2001. Bill Clinton eshte presidenti i trete me i ri ne moshe pas Theodore Roosevelt dhe John F. Kennedy.

Silvio Berlusconi
Flet ne gjume dhe koleksionon Napoleone qeramike

Silvio Berlusconi ka qene shpesh here protagonist neper media per shkak te deklaratave te ndryshme qe nuk jane konsideruar si korrekte. Ai gjithnje shfaqet plot vetesiguri ne publik, por bashkeshortja e tij Veronica Lario ka rrefyer se Berlusconi ka disa sekrete te vogla, nder te cilat njeri eshte fakti se ai flet ne gjume dhe tjetri, deshira e tij per te koleksionuar figurina te Napoleon Bonapartit. Bashkeshortja e tij gjithashtu e ka pershkruar saktesisht koleksionin e Napoleoneve prej qeramike te bashkeshortit te saj duke konfirmuar fiksimin e tij me udheheqesin francez.

Francois Mitterrand
Pati nje jete te dyfishte dhe nje vajze te paligjshme

Presidenti i Frances, Francois Mitterand, i cili tashme nuk jeton me, gjate presidences se tij kishte nje jete te dyfishte. Perveç bashkeshortes, ai kishte dhe nje te dashur, nga e cila pati nje vajze te paligjshme. Sidoqofte, edhe pse nje pjese e shtreses se larte te Parisit e dinin nje gje te tille, askush s’e mori mundimin t’ia bente te ditur publikut kete fakt. Ishte vdekja e tij qe do ta zbulonte krejt hapur kete fakt. Gjate funeralit te tij, te pranishme ishin dy grate e jetes se tij, bashkeshortja dhe e dashura shoqeruar nga vajza, Mazarine Pingeot, per te cilen zonja Mitterrand eshte shprehur se i shoqi e donte pa mase.  

Angela Merkel
Ka refuzuar t’i jape informacione “Stasi-t”

Angela Merkel eshte kancelaria e pare qe vjen nga ajo pjese e vendit qe dikur ishte Gjermania Lindore. Si qindra mijera te rinj te Gjermanise Lindore, kur ajo ishte nje vajze e re ajo ka qene pre e perpjekjeve te policise sekrete “Stasi” per t’u bere pjese e saj dhe per te dhene informacione per bashkemoshataret e saj. Merkel ka refuzuar ta beje nje gje te tille. Ironia qendron ne faktin se me pas jane shfaqur informacione sipas te cilave “Stasi” pretendonte se ajo ishte mjaft “fjalamane” dhe nuk mund te mbante sekrete. Por sidoqofte, te kundershtoje “Stasi-n” ne ate kohe kerkonte nje guxim te madh, qe jo kushdo mund ta kishte.

Gerhard Schroeder
Femijet s’pranonin te luante me te kur ishte i vogel

Gerhard Schoeder ka qene krye te nje prej shteteve me te fuqishme ekonomikisht te botes. Por kur ka qene i vogel, ai s’ka jetuar aspak mire per sa i perket gjendjes financiare. Ai eshte rritur nga e ema ne varferi te plote dhe ka pranuar se ishte aq i varfer dhe i paveshur mire, saqe femijet e tjere refuzonin te luanin me te. Kur ishte i ri ai i premtoi nenes se tij se nje dite ai do te mberrinte ne deren e saj me Mercedes. Ai e mbajti premtimin pasi studioi per drejtesi ne nje shkolle nate dhe nderkohe qe punonte ne dyqanin e nje tregtari hekurishtesh.

Tony Blair
3 mije dollare ne muaj per kremra fytyre

Pavaresisht kritikave te shumta qe ka marre gjate dhe pas detyres se tij si kryeminister, Tony Blair gjithnje ka qene mjaft popullor dhe rralle here ka qendruar larg kopertonave te mediave. Per te jane botuar mjaft fakte te panjohura e te njohura me pare, qe prej rinise se tij te hershme kur aspironte te behej nje yll roku. Ndersa nje prej sekreteve me pikante eshte fakti se ai shpenzon pothuajse 3 mije dollare ne muaj per kremra fytyre dhe nxirje artificiale. Sipas nje te perditshmeje britanike, sekreti i lekures se shendetshme te Tony Blair eshte fakti se ai shpenzon dy here me shume se nje femer me te ardhura mesatare ne Angli.

Vladimir Putin
Njeh gjermanishten me gjithe dialektet e saj

Kryeministri rus eshte konsideruar gjithnje si nje njeri misterioz. Kjo i atribuohet faktit se ai ka qene agjent i KGB-se, por here pas here dalin ne drite sekrete qe zbardhin jeten dhe karakterin e presidentit rus. Qe rralle buzeqesh, eshte e dukshme. Gjithashtu eshte i njohur fakti qe ai e njeh mire gjuhen gjermane, por eshte i habitshem fakti se ai gjithashtu njeh te gjitha dialektet e kesaj gjuhe. Gjithashtu nje nder faktet jo shume te njohura te presidentit rus eshte dhe rripi i zi qe ai mban ne sportin e tij te preferuar, xhudo.

Condoleezza Rice
Sheh sa here te jete e mundur filmin “Casablanca”

Cilesohet si nje femer e hekurt. eshte e veshtire per te parashikuar preferencat e nje personi qe e sheh te veshur gjithnje me kostumin diplomatik. Ndaj ngjan i çuditshem fakti se filmi i saj i preferuar eshte “Casablanca” dhe e sheh ate “sa here me jepet mundesia”. “Me pelqen gjithçka nga ai film. eshte filmi im me i preferuar”, eshte shprehur Rice. Perveç kesaj Rice eshte shprehur njehere se puna e endrrave te saj eshte anetare komisioni e Liges Kombetare te Futbollit. Sipas saj kjo pune do te ishte shume interesante sepse futbolli eshte nje lloj sporti qe bashkon njerezit e gjithe shtresave shoqerore. 

Dwight D. Eisenhower
Ndalohet hyrja e qenit te tij ne Shtepine e Bardhe

Nje prej sekreteve te presidentit te 34 te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Dwight D. Eisenhower nuk kishte te bente personalisht me te, por me qenin e tij. Qenit i ndalohej te hynte ne Shtepine e Bardhe pasi kreu nevojat personale ne dhomen e pritjeve diplomatike. Eisenhower, i cili kishte nofken “Ike” ishte nje gjeneral me pese yje dhe gjate Luftes se Dyte Boterore ai kishte sherbyer si komandant i larte i forcave aleate ne Evrope. Ne vitin 1951 ai u be komandanti i pare suprem i NATO-s. Si president republikan i SHBA, ai sherbeu dy mandate dhe gjate tyre ai filloi sistemin e autostradave qe lidhnin shtetet.

Theodore Roosevelt
Ka vrare me thike nje luan mali

eshte fakt i njohur qe Theodore Roosevelt ishte i pasionuar pas gjuetise. Por ai donte akoma me shume qente e tij. Ne nje rast kur luanet e malit ne SHBA sulmuan qente e tij ai vrau nje prej tyre vetem me nje thike. Ne mars te vitit 1909, gjate mandatit te tij te dyte, Roosevelt u nis per nje ekspedite gjuetie ne Afrike. Ai gjuajti atje per mostra qe sherbenin per institutin “Smithsonian” dhe per Muzeun Amerikan te Shkencave te Natyres ne Nju Jork. Skuadra e tij perfshinte shkencetare dhe udhehiqej nga gjuetari i famshem Frederick Selous. Gjate kesaj ekspedite u vrane 111,397 kafshe.

William Howard Taft
Peshonte 150 kilograme kur u zgjodh president

Taft pershkruhej si nje president i rrumbullakosur nga shendeti. Por pesha e tij reale kur u zgjodh president ishte 150 kilograme, qe i bie me shume se nje bebe elefanti. William Howard Taft ishte presidenti i njezet e shtate i SHBA dhe lider i krahut progresist konservativ te partise Republikane. Ai ishte gjithashtu nje pionier ne fushen e te drejtave nderkombetare dhe nje avokat i patundur i paqes ne bote duke u anuar nga pacifizmi. Ai ishte gjithashtu pinjoll i nje familjeje te njohur politikane ne Ohajo, familja Taft. Miku i tij me i ngushte ishte paraardhesi i tij, Theodore Roosevelt.

Harry S. Truman
Ne moshen 18-vjeçare kishte lexuar gjithe librarine

Nje prej sekreteve te Harry S. Truman eshte fakti se ai ishte nga ato nxenes qe quheshin “peshkope”. eshte fakt tashme se kur mbaroi shkollen e mesme, Truman kishte lexuar te gjithe dymije librat qe ndodheshin ne librarine publike, ku ai ishte i regjistruar, duke perfshire ketu edhe enciklopedite. Ne kohet e sotme, shume studiues amerikane e rendisin ate ne dhjete presidentet me te suksesshem te SHBA-se te te gjitha koherave. Harry Truman ka qene presidenti i tridhjete e tre i SHBA dhe u be president i vendit, kur presidenti aktual Franklin D. Roosevelt u nda nga jeta.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama