Suksesi seksual e ka theksin tek sjellja dhe aftësitë shoqërore. Disa nga sekretet të cilat ndihmojnë të krijoni romantizmin dhe intimitetin janë: Tregoni kujdes në takimin e parë sepse ka shumë rëndësi. Kini paraqitjen tuaj më të mirë dhe veproni siç duhet. Kjo nuk do të thotë që duhet të përpiqeni të arrini majat e së përkryerës por t’i tregoni partnerit se jeni gati dhe të aftë për të kaluar një kohë të këndshme.
Jini i vëmendshëm
Merrni disa minuta kohë për të thithur më shumë informacion për partnerin tuaj. Përpiquni të kuptoni formimin e karakterit të tij, është i turpshëm apo agresiv? I hapur apo i rezervuar? Më pas përpiquni t’i afroheni karakterit të tij.
Bëni komplimente
Gjeni diçka për personin që ju pëlqen. A ka apo jo flokë të bukur, apo sy të bukur? Një figurë të madhe apo duar të mrekullueshme? A janë ata fetar? Inteligjentë? Gazmorë? Të mësosh të vlerësosh cilësitë e parterit është çelësi i suksesit i cili ju mundëson krijimin e një lidhje romantike.
Lëreni negativitetin mënjanë
Puthja e vdekjes është kur risillni në mend gjëra të këqija. Intimiteti romantik nënkupton gëzim, kënaqësi, qetësi dhe një lidhje të fortë me personin që keni në krah. Mos flisni për lidhjet e kaluara apo shqetësimet e punës. Fokusohuni në kohët e bukura që do të kaloni me parterin dhe lini pas kohët e këqija që keni kaluar më parë me të tjerë.
Flirtoni
Një libër i tërë mund të shkruhet për efektin pozitiv që ka flirtimi tek një njeri. Flirtimi përfshin dhënien e komlpimenteve, të folurit rreth fantazive që keni kundrejt partnerit apo gjërave që do të donit të bënit me njeriun pas të cilit jeni i tërhequr. Mund edhe të bëni shaka, por nuk duhet të përdorni asnjëherë gjuhë fyese.
Kërkoni atë që dëshironi
Të kërkosh nuk garanton se do të marrësh atë çfarë dëshiron, por sigurisht që shton numrin e shanseve. Tregojini apo thuajini të dashurit/ës suaj cilat janë gjërat që ju eksitojnë më tepër. Nëse parterit tuaj do t’i duhet pak kohë për t’u mësuar me idenë atëherë filloni t’i bëni gjërat njëra pas tjetrës derisa të jepni goditjen përfundimtare.