Po te mendoni qe 55% e komunikimit ndodh pa fjale, eshte e rendesishme qe kontakti me sy te behet ne menyren e duhur ne menyre qe te jepni nje pershtypje te mire.
Perberesit baze te sjelljes me ane te perdorimit te syve jane te lehte per t\'u zoteruar, mjafton te dini se si funksionojne. Ndiqni kater hapat e meposhtem per te perdorur syte me nje efekt rrezatues dhe te rrjedhshem.
Vendos: Takimi i syve me dike tjeter eshte hapi i pare perpara se te ndermerrni nje bisede me te. Jepini objektivit tuaj veshtrime te shpeshta dhe te shkurtra, nese ai person jua kthen veshtrimet, atehere e keni marre lejen per t\'iu afruar dhe per te prezantuar veten.
Ruaj: Zgjatni veshtrimin apo kontaktin me sy nderkohe qe ai eshte duke folur. Veshtrimi per nje degjues mesatar eshte tre sekonda, por duke e zgjatur ate ne pese sekonda, ju forconi interesin qe keni tek bashkebiseduesi. Duke treguar vemendje dhe kujdes, ju jo vetem qe i beni te tjeret te ndjehen te rendesishem, por ne syte e tyre do te dukeni terheqes.
Maksimizo impaktin: Me qe syte jane gjeja e pare qe dikush ve re kur ju takon dhe pika kyce gjate bashkebisedimit,eshte e rendesishme qe ata te duken mire.
Zgjero: Syte e medhenj e bejne dike te duket me joshes - nje impuls i lidhur i cili na terheq drejt partnereve te rinj dhe energjike. Bejini syte te duken te medhenj duke ngritur vetullat dhe duke ulur pak qepallat - nje teknike qe yjet e Hollywood-it si Marilyn Monroe e kane perdorur me mjaft magji.