Sekreti i Monros Ishte pa fryme kur i kendoi Kenedit

Sekreti i Monros: Ishte 'pa fryme' kur i kendoi Kenedit
“Happy Birthday Mr. President”, është një nga këngët më të famshme dhe sugjestive, që është kënduar ndonjëherë në publik. Tani është zbuluar se versioni i Merlin Monros për këngën e famshme “Gëzuar ditëlindjen” ishte provokativ për arsye fizike, më shumë se sa për arsye skenike.

Aktorja e njohur hollivudiane kishte marrje fryme kur u ngjit në skenë. Sipas një zbulimi të fundit, ikona e filmave kishte vrapuar shumë prapaskenës për të gjetur hyrjen e duhur. Në momentin që ishte para mikrofonit, Merlin nuk kishte stabilizuar ende zërin.

Kjo është dhe arsyeja pse deri në ditët e sotme kënga e saj për Presidentin e SHBA-së Xhon Kenedi është cilësuar “seksi” dhe shumë provokuese. Në video Merlin shfaqet shumë e sikletosur për shkak se nuk kishte mundur të stabilizonte zërin, ndërkohë që versioni i saj i “Happy Birthday”, u bë më i famshmi në të gjithë botën.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama