Sekreti per te zgjatur jeten me 5 vjet

Sekreti për të zgjatur jetën me 5 vjet
Formula është e thjeshtë: Hani më pak. Sipas ekspertëve kjo shton jetën  deri në 5 vjet ndërkohë që ju lejon të jetoni një jetë më të shëndetshme.

Çështja qëndron se a janë në gjendje njerëzit ta bëjnë këtë?

Reduktimi i kalorive është shumë i lidhur me atë që quhet “Rinia e përjetshme”. Edhe shkencëtarët të cilët janë konfuzë lidhur me këtë teori mendojnë se reduktimi i kalorive ndikon në zgjatjen e jetës, pasi lejon që qelizat të jetojnë më gjatë.

“Ka shumë studime të cilat tregojnë se reduktimi i kalorive mund të reduktojë rrezikun prë shumë sëmundje përfshirë kancerin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës”- thotë Saint Louis, kërkues në Universitetin Edward Weiss.

Të gjithë ekspertët bien dakord se jeta zgjatet nëse njeriu ha 15 % më pak duke filluar në moshën 25 vjeçare. Kjo shton jetën me minimumi 4.5 vite.

Studimi është bërë në kafshë të cilat kanë ADN të ngjashme me qeniet njerëzore.

“Nuk ka asnjë arsye që kjo mos të funksionojë” – thonë ekspertët.

Studiuesit po shikojnë tani mundësinë e shpikjes së ilaçeve të reja të cilat do të zgjasin jetën e njerëzve. Këto ilaçe do të kenë funksionin e zgjatjes së jetës së qelizave. Nëse do të jenë efektive atëherë ilaçet do të jenë efektive edhe për luftimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera që vijnë nga prishja e qelizave.

Nëse këto ilaçe do të jenë premtuese atëherë njerëzit do të jetojnë 10-15 vjet më shumë.

“Mos planifikoni të jetoni 200 vjeç” – tha Ravussin “ne shpresojmë të fitojmë disa vite”.

Shkencëtarët ende nuk janë të sigurt pse reduktimi i kalorive ngadalëson plakjen. Kjo mendohet se ngadalëson metabolizmin dhe bën që trupi të gjenerojë më pak qeliza të dëmtuara.

Një hipotezë është se ajo ngadalëson hormonin e tiroides, triiodothyronine (T3), të cilat ndikojnë në ngadalësimin e metabolizmit dhe indeve të plakjes.

Studiuesit bënë një eksperiment te burra dhe gra mbi 50 vjeç, të cilët nuk kishin pirë duhan, dhe nuk ishin mbipeshë dhe kishin shëndet të mirë. Vullnetarët u ndanë në tre grupe – njëri prej të cilëve u trajtua me ushqime me pak kalori.
Kështu atyre ju reduktuan 300 – 500 kalori në ditë. (Një dietë e shëndetshme e një personi të rritur duhet të përmbajë rreth 2000 kalori). Ndërkohë një grup tjetër nuk uli kaloritë por futi ushtrime fizike.

Të dy grupet si ai që kishte ulje të kalorive dhe ai që bënte ushtrime shfaqën të njëjtat ndryshime sa i përket masës së trupit, por vetëm ata që  hanin më pak kalori kishin reduktim të hormonit të tiroides.

Ekspertët thonë se njeriu mund të ulë 300 deri në 500 kalori edhe thjesht duke eliminuar ëmbëlsirat ose sanduichat e fast foodeve.

Nga : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama