Seks?!!! Tfalemnders sa me e provu.

'Seks?!!! T'falemnders, sa me e provu.'

Regjisorja Merita Smaja sjell në skenën e teatrit “Kujtim Spahivogli” një monodramë provokuese shkruar nga dramaturgët Dario, Franca dhe Jacopo Fo

Si mund të mbahet gjallë pasioni? Si mund të jetojë gjatë një dashuri? Dramaturgët Dario, Franca e Jacopo Fo kërkuan t’u jepnin përgjigje këtyre pyetjeve duke shkruar një nga monodramat më të ndjekura vitet e fundit në teatër “Seks?!!!T’falemnders, sa me e provu.” Më 21 dhe 22 shkurt kjo vepër do të ngjitet në skenën e teatrit Kujtim Spahivogli nën regjinë e Merita Smajës. Në rolin kryesor interpreton aktorja Rita Gjeka, e cila mban gjatë gjithë shfaqjes tensionin e një njeriu në kërkim të pasioneve të forta njerëzore. Njeriu në jetë kurrë nuk flet për marrëdhënien e tij intime, e kjo bëri që autorët të sjellin nëpërmjet kësaj monodrame këtë fakt, pra si të jemi të sinqertë me veten, si të kuptojmë çfarë na bën të lumtur, si të dimë ta arrijmë lumturinë.

 

Monodrama fillon me marrëdhënien e parë seksuale në univers që është ajo midis Adamit dhe Evës, një marrëdhënie që erdhi si rezultat i një ndjenje, por ata të dy, nuk e njihnin njëri-tjetrin, nuk dinin asgjë për njëri-tjetrin, nuk njihnin as veten, pra trupin e tyre, e kjo marrëdhënie vjen nëpërmjet gojës së Evës, gruas së parë në univers, me një gjuhë të thjeshtë. Më pas monodrama vjen nëpërmjet gojës së një femre, e cila shpjegon çdo fazë të jetës, pra duke filluar me lindjen, njohjen me seksin mashkull, njohjen me perversin e radhës, njohjen me dashurinë, efektet e saj, pra shtatzëninë, abortin, orgazmën, ftohtësinë femërore e mashkullore e mbërrin deri te përdhunimi, fenomen tragjik dhe shumë i rëndë në shoqëri, por prezent.

 

E ajo që është më e rëndësishme, me faktin se sado kulturë të kesh përballë forcës së pushtetit e parasë je një hiç, sa nuk arrin të thuash as fjalën tënde, nuk arrin as të denoncosh. Fakti që është shkruar nga një familje, e fakti që është interpretuar nga një femër që ka provuar dhunën seksuale, Franca Rame, fakti që edhe sot në Shqipëri sillet nga dy femra …tregon se është diçka që duhet të shkojë te të gjithë është brendësia jonë, për të cilën kemi nevojë të përballemi e ta shohim drejt në sy. Franca Rame është një personazh i njohur i dramaturgjisë italiane, jo vetëm për faktin e martesës me nobelistin Dario Fo.

 

Ajo ka shkruar pjesë dramatike dhe ka interpretuar si aktore duke qenë një nga yjet e teatrit italian në vitet ’70. Kjo vepër është një himn për lëvizjen femërore, mbi raportin që femrat duhet të kenë me besimin dhe trupin e tyre. Por ajo çfarë e bën interesante këtë pjesë është dhe fakti që ajo e ka shkruar me të birin, shkrimtarin Jacopo Fo dhe bashkëshortin, Dario. Dario Fo kur mori çmimin Nobel ia dedikoi bashkëshortes së tij, Franca. Pjesa është mbështetur nga teatri “Migjeni”, shoqata “Gruaja te gruaja”, Instituti Italian i Kulturës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama