Disa turistë japonezë, të cilët gjithmonë janë “të armatosur” me kamera, i kanë regjistruar ata për njëzet minuta rresht para se të vinte policia. Siç shkruan gazeta londineze “Sun”, çifti i partnerëve që policia i ka përshkruar si “njerëz të ndershëm të profesioneve të ndershme” janë turpëruar me sjelljen e tyre. Një prej dëshmitarëve të shokuar ka deklaruar se dy të paturpshmit përveç se kanë kryer seks në publik, kanë injoruar edhe tabelën "Mos e shkel barin".