Aktorja është duke zhvilluar ”një betejë” me gazetat kineze, në veçanti me “Apple Daily”, gazetën e Hong Kongut, që e ka cilësuar Zhang Ziyi si një prostitutë të nivelit të lartë. Sipas tabloidit më të shitur kinez, aktorja ka përfituar shuma të mëdha parash për disa takime intime me ish-ministrin kinez të tregtisë, Bo Xilai.
Në total kanë qenë 11 takime brenda harkut kohorë të 4 viteve (nga viti 2007 deri në 2011) mes ish-sekretarit provincial të Chongqing dhe aktores bukuroshe. Madje, sipas gazetës “miq intimë” të aktores kanë qenë edhe disa biznesmenë të fuqishëm të vendit.
Për katër vite, Zhang ka arritur të grumbullojë 110 milionë dollarë nëpërmjet prostitucionit”, shkruan “Apple Daily”.
Ndërkohë avokatët e aktores kanë përgënjeshtruar akuzat. “Akuzat janë krejtësisht false dhe disiformuese. Pas tyre fshihen qëllime të paskrupullta dhe mizore”, kanë thënë avokatët e Zhang, të cilët u kanë kërkuar gazetave të kërkojnë ndjesë publike, ndërkohë që do të vijojnë rrugën ligjore.