Seksi dhe adoleshentet

Seksi dhe adoleshentet
Duke mos folur me fëmijët për seksin do të thotë jo vetëm të ekspozohen ndaj rreziqeve të mëdha, por edhe të humbasin rastet e duhura. Udhëzimet që duhet të ndiqni për të pasur një jetë seksuale të shëndetshme.

Seksi vazhdon të mbetet tabu mes të rinjve dhe për këtë arsye ata kërkojnë mënyra të tjera informimi. Në këtë rast fajtorë janë prindërit, sepse duke mos folur me ta i nxisin fëmijët t’i drejtohen internetit dhe bashkëmoshatarëve që kanë pasur eksperienca seksuale më parë. Deri këtu gjërat mund të duken normale dhe jo shumë problematike, por ajo që duhet t’i shqetësojë prindërit është mënyra e mbrojtjes, orientimi seksual, shtatzënitë e padëshiruara dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Detyra e tyre është t’i mësojnë dhe t’i informojnë për çdo gjë, sepse kështu shmangin rreziqet e mundshme. Ja këshillat e një gjinekologeje, pas eksperiencave të saj në punë me adoleshentët.

Doktoreshë ju çfarë u këshilloni prindërve që t’u flasin fëmijëve për seksin?

E para dhe më e rëndësishmja: nuk duhet t’u thonë fëmijëve që seksi është i bukur. Duhet t’i bëjnë ata të kuptojnë se seksi nuk është performancë dhe se nuk bëhet fjalë për një aktivitet fizik të çfarëdoshëm. Adoleshentët, por edhe të rriturit duhet të bëjnë dashuri me një person që u pëlqen vërtet, jo të harxhojnë kohën me njerëz që nuk i duan. Ose më keq akoma të marrin substanca stimuluese, alkool, ose vigara për t’u ndier më të sigurt.

Cili është roli i prindërve në këtë çështje?

Prindërit duhet të jenë pikë referimi në të gjitha mënyrat. A nuk është më mirë kur fëmija ka një problem dhe vjen ta thotë menjëherë? Nëse fëmija im nuk ndihet mirë, apo e shqetëson diçka unë duhet ta di unë e para. Kur një prind tërhiqet pas, nuk provon të flasë, por e shtyn fëmijën drejt të tjerëve, atëherë edukimi seksual i fëmijës e humbet rëndësinë. Disa mama për shembull ma lënë mua në dorë bashkëbisedimin me fëmijët kur vijnë në studion time. Kur i pyes nëse duan të qëndrojnë për të dëgjuar shqetësimet e fëmijëve, nuk pranojnë madje dalin jashtë godinës duke pritur. Jam dakord me respektimin e privatësisë, por gjërat që dëgjoj ndërsa bisedoj me ta tregojnë se kanë një jetë të hershme aktive seksuale. Më duket e çuditshme që prindërit nuk duan t’ia dinë dhe se shohin në sy realitetin. Ajo që u thonë u thonë fëmijëve është vërtet e rëndë: “Mos u kthe shtatzënë në shtëpi” apo “Mos lër njeri shtatzënë”, a thua se seksi kufizohet vetëm te këto dy probleme.

Cilat janë gabimet më të zakonshme që bëjnë adoleshentët në lidhje me seksin?

Ata rriten me mendimin se seksi është një performancë. Kjo ndodh edhe për shkak të boshllëkut që lënë prindërit, prandaj fëmijët përpiqen t’i gjejnë përgjigjet përmes internetit, duke zbuluar zgjedhje që nuk kanë aspak lidhje me jetën reale, por me një fenomen komercial siç është pornografia. Shumë minorenë përdorin viagra jo se kanë probleme me ereksionin, por nga frika se mos dështojnë dhe nuk përmbushin atë që kanë parë në internet.

A ka ndonjë mënyrë për t’u folur fëmijëve?

Nuk është e vështirë, sepse shprehja që përdorin ata është standarde: “një shokut tim i ka ndodhur…”. Adoleshentët kanë shumë kuriozitet dhe fakti që asnjë i rritur nuk i informon janë të prirur të informohen dhe të besojnë gjëra të paqena.

Po interneti sa u shërben?

Në pjesën më të madhe të rasteve është i dëmshëm. Për shembull nëse shkruan fjalën “prezervativ” në motorët e kërkimit gjen shumë material pornografik, jo didaktik. Kështu që është mirë t’i informoni fëmijët dhe t’i këshilloni që t’i bëjnë sytë katër dhe të mos u besojnë gjërave që shohin në internet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama