Seksi dhe politika

Seksi dhe politika
I njohur për batutat e shpejta, ish-kryeministri Fatos Nano, vendosi të ndante "mendime" konstruktive për çështjen e femrës me kreun e OKB-së, Kof Ianan. "Kam bërë një herë burg politik, por jam martuar dy herë, kam qenë dhëndër në komunizëm dhe në demokraci",-thumboi Nano, duke hedhur sytë nga burri me ngjyrë. Për çudinë e Nanos, ai nuk pati asnjë reagim habitës. Sepse kishte të bënte me njeriun që ishte divorcuar dhe martuar pesë herë.

Dhe duket se edhe dashuritë dhe ndjenjat e politikanëve shqiptarë janë ndarë në dy botë dhe sisteme të ndryshme. Nëse shumicës së politikanëve të sotëm do i kujtohet e shkuara, ajo ka pak a shumë një formulë për të gjithë: Kur ishin studentë, shumë prej tyre konviktorë, bashkë me valixhen e drunjtë të mbushur me pak rroba, kishin "futur" shpresa të mëdha për një punë e jetë të mirë në të ardhmen. Sa për dashurinë, ishin të ndrojtur, inferiorë dhe kishte mjaft raste kur mblesët vinin njëri pas tjetrit, sepse tashmë ishin kontingjenti i "djemve me shkollë".

Kohët ndryshuan, ata djem e vajza të ndrojtur, me pantallona doku apo fustane basme, ndërruan petkun. Iu futën politikës. Në mes hyri paraja, influenca, njohjet e reja dhe ajo që i lumturonte më shumë: "fjala shef". Në fushata elektorale, apo në dikasteret që drejtonin shfaqeshin gjithnjë e më shumë vajza simpatike, të sjellshme dhe lajkatare. Një "jetë e re" që disa prej tyre i çoi në divorce.

Në shumicën e rasteve sekretaret janë "pika e dobët".

Këto lidhje jashtë martesore kanë shkatërruar familje, kanë zgjidhur martesa. Janë emra të rëndësishëm të politikës shqiptare për të cilët në korridoret e institucionit ku punojnë qarkullojnë zëra dhe thashetheme nga më "brilantet" për të cilat kur i dëgjon të ngjajnë me skenarë filmash. Ditët e fundit p.sh, inbox-et e drejtuesve të redaksive janë mbushur me një e-mail anonim ku "denoncohen" sipas dërguesit (ose dërgueses) lidhjet intime të ministrit Ridvan Bode.

Dërguesja i "faturon" Bodes deri edhe një fëmijë jashtë martese me një zyrtare të ministrisë. Po gjithashtu për të thuhet se ka lidhje me një moderatore televizive, e cila për vërtetësi të këtyre thashethemeve, apo për koincidencë fatkeqe është ndarë nga bashkëshorti i saj vetëm pak kohë më parë. Eehhh, çfarë nuk bën vaki... Edhe për Genc Pollon thuhet se e la gruan se kishte një lidhje me një vajzë të re, e cila priste një fëmijë as më shumë e as më pak po nga vetë ministri, dhe pasi bashkëshortja e zbuloi këtë tradhti nuk duroi dot më dhe shkoi vetë në dyert e gjykatës për t'i dhënë fund martesës së saj.

Thashethemet janë pa fund, por si i thonë fjalës për këto punë nuk ia mban dot qiririn ndokujt. Ndaj më poshtë po ju paraqesim vetëm divorcet me "variant zyrtar", i cili në shumicën e rasteve është klishe: "mos përputhje karakteri"...

Genc Ruli

Genc Ruli, një nga ministrat më të rëndeshim të qeverisë Berisha rezulton i martuar dy herë. Martesa e parë është krejt e pa njohur, pasi ka zgjatur shumë pak. Historia e tij e parë e dashurisë dhe e fejesës ka nisur para viteve 1990 dhe është zgjidhur shpejt. Thuhet që Genc Ruli nuk ka jetuar asnjë ditë me ish të fejuarën e tij, për të cilën thuhet se ka pasur edhe lidhje zyrtare kurore, edhe pse fejesat dikur kanë pasur një formë tjetër. Tashmë Genc Ruli po shijon martesën e tij të kurorëzuar edhe me fëmijë.

Fatos Nano

Fatos Nano është një nga politikanët më të përfolur për divorcin e tij me gruan e parë Rexhinën dhe martesën me Xhoana Nanon. Pas 30 vjetësh martesë në vitin 2001, ai i drejtohet dyerve të gjykatës për ta zgjidhur këtë kurorë nga e cila kishte një djalë dhe një vajzë të rritur. Në atë kohë ai lëshoi edhe një deklaratë që u mbajt mend gjatë se; "unë nuk mbaj edhe grua, edhe dashnore". Xhoana që mbante të njëjtën mbiemër si bashkëshorti i saj do të shkonte shumë shpejt drejt altarit.

Ylli Pango

Edhe Ylli Pangos i kanë shndritur jo pak yje në fushën e dashurisë, por njëra nga tentativat i rezultoi "fatale". I divorcuar para 12 vjetësh nga martesa e tij, duket se ky politikan ka bërë një "jetë të shëndetshme" prej beqari. Në gjithë Tiranën qarkullonin thashetheme që Ylli Pango është një pedagog i "tavanit".

Videoja e para dy viteve transmetuar në "Fiks Fare" ku ish-ministri u kap në një situatë delikate me një vajzë të re, hapi shumë debate. Është përfolur shumë lidhja e tij më një studente të "Fakultetin e Shkencave Sociale" që më pas u bë edhe pedagoge, por kjo lidhje nuk e celebrua asnjëherë.

Astrit Patozi

Astrit Patozi u mërzit shumë kur në media u shkrua se ai kishte një lidhje me zëdhënësen e PD në atë kohë Erla Mëhilli. Ai e përgënjeshtroi me zhurmë dhe u shpreh që do e hidhte gazetën në gjyq. Por pas kësaj deputetit dhe anëtarit të Kryesisë së PD, si për çudi ia shohim emrin në një dosje divorci në gjykatën e Tiranës me kërkesë të bashkëshortes Enkelejda.

Genc Pollo

U tha se Genc Pollo i dha fund martesës së tij për shkak të një lidhje jashtë martesore e cila bëri t'i marrë "koka erë" siç thonë andej nga Përmeti. Sot ai renditet në listën e politikanëve të divorcuar. Historia e dashurisë me një vajzë të re nuk mund të vazhdonte më në fshehtësi. Dhe Genci kështu bëri, një e zgjidhi e një e lidhi. Nga martesa e ministrit me ish-gruan e tij Dajana rezulton se ata kanë dy vajza, të cilat tashmë jetojnë më të ëmën.

Gaqo Apostoli


Gjyqi për divorcin e tij ndoshta është më i gjati në historinë e ndarjeve të nderi tanishme. Ajo për më shumë se dy vjet ishte në listën e çështjeve për zgjidhje martesë në Gjykatën e Tiranës. Më 17 Mars 2009, ish-nënkryetari i Partisë Social Demokrate, ka marrë një thirrje nga ky institucion, pasi bashkëshortja e tij ka depozituar kërkesën për zgjidhje martese. Sot ai është zyrtarisht beqar...

Petrit Vasili

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili është një nga emrat më të lakuar në faqet rozë të mediave për lidhjet e tij të dashurisë. Pas divorcit nga gruaja e parë me të cilën ka një djalë i cili tashmë është në Universitet, duket se Vasili po përjeton një tjetër histori dashurie. Menjëherë pas ndarjes nga gruaja shumë vite më parë, Vasili duket se ka qenë në kërkim. Tashmë ka gjasa të ketë rënë në krahët e dashurisë. Edhe pse për opinionin publik kjo histori është krejt e panjohur, prej 16 vjetësh Vasili jeton një marrëdhënie dashurie të pakurorëzuar ende, por që vetë ministri e pranon dhe ka dalë në publik.

Edi Paloka

Edi Paloka një histori dashurie që përfundoi nga martesa në divorc. Një histori po aq e hershme sa edhe aderimi i tij në Partinë Demokratike. Kurorëzimi i parë ka qenë me një shoqe shkolle dhe nga kjo martesë ka edhe një vajzë, që aktualisht është 17 vjeç. Ndërkaq, një vit më parë Edi Paloka që i ka kaluar tashmë të 40-at, ka realizuar martesën e dytë me një vajzë të quajtur Desara. Ajo ka mbaruar studimet në 2007, aktualisht 26 vjeç, ndërsa së bashku kanë lindur fëmijën e dytë.

Edi Rama

Martesa e tij me Linda Bashën është një nga ngjarjet më kryesore të vitit 2010. Por kjo nuk ishte e para për kreun e Partisë Socialiste dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Martesa e parë ka qenë me aktoren e bukur dhe mjaft të famshme deri në vitet '90 Matilda Makoçi. Një martesë që pati si fryt edhe një djalë, Gregorin. Martesa e tyre është zgjidhur zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës, në vitin 1991. Më tej, qindra variante për motivet e ndarjes së tyre, që tashmë gjithsecili beson atë pjesë, apo version që dëshiron... Sot Edi Rama është bashkëshort i Lindës.

Eduart Shalsi

Për Eduart Shalsin janë publikuar disa foto të nxehta në një nga plazhet e jugut këtë verë. Deputeti i Partisë Socialiste ishte fotografuar së bashku më të dashurën e tij. Pas disa vitesh martesë, Edi Shalsi vendos të divorcohet nga bashkëshortja, Alisaveta. Ishte vetë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, që kërkoi ndarjen nga e shoqja. Në fakt, ne nuk kemi mundur të zbardhim arsyet e divorcit, por dimë që gjyqtarja Brunilda Kasmi e ka firmosur atë më datë 22 dhjetor 2006.

Argita Berisha

Mos u ngatërroni.. Argita nuk është divorcuar. Së paku, ende jo. Por miqtë e dinë që së paku, njëherë në Kosovë kur punonte për UNMIK-un ku dhe ka vënë "milionin e parë të eurove", dhe herën e fundit në Tiranë, vajza e kryeministrit të vendit, ka qenë në prag divorci. Kur nisën të dilnin lajmet e para në faqet rozë të gazetave mbi një divorc të mundshëm, ajo u kujdes shumë që të bënte disa dalje në publik me bashkëshortin. Në rastin e saj babi dhe etja e tij proverbiale për pushtet, është më e rëndësishme se gjithçka. Madje, për hir të pushtetit të babit, jo vetëm divorci mund të shmanget, por edhe mund të pajtohet një myfti për të marrë mësime sa për t'u dukur si shumë e devotshme. Apo jo, Argita?

Ridvan Bode

Po t'i besosh një e-mail-i që po bën xhiron e internetit në adresat e-mail-ve të mediave, z.Bode mund të meritonte emrin Don Ridvani. E-mail-i në fjalë, numëron së paku 4 lidhje të tij paralele, por ne sigurisht që nuk i besojmë thashethemet . Ka zëra se ministri në fjalë mund të shpall shumë shpejt martesën me moderatoren e një emisioni televiziv të njohur të sapo divorcuar. Llafe janë llafe, bëjnë vaki dhe dalin..

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama