Eshte interesante ideja qe nje shkrimtar britanik ka hedhur ne leter: si ishim ne shtrat gjysmeshekulli me pare, ashtu edhe per temen aq te diskutuar te virgjerise. Historia e "arkeologjise" seksuale e trajtuar prej tij ka ngjallur nje interes te madh. Romani nis me historine e dashurise qe kurorezohet me naten e pare te nje çifti te rinjsh. Ishte viti 1962, vit kur minifundet nuk kishin filluar te perdoreshin akoma, ndersa per lirine seksuale filloi qe te flitej disa vite me vone dhe romanet me histori dashurie ishin te ndaluara.
Nata e pare e marteses per Merin dhe Andrean, qe te dy te rinj, shume te dashuruar, te dy te virgjer dhe te papergatitur per te kurorezuar fizikisht dashurine e tyre te madhe. Gjithçka do te ishte nje katastrofe e vertete. Padurimi i tij per te pare trupin e gruas qe donte dhe frika e saj per ate çka do te ndodhte.
Me ne fund, pas shume oresh dhe veshtiresish arriten ta kurorezonin me sukses naten e pare te marteses dhe te dashurise. Ne kete vit, behet fjale per ‘68-n, injoranca seksuale ishte e madhe, ndersa vajzat per edukate apo tradite familjare martoheshin te virgjera. Kishte edhe nga ato qe ne baze te marreveshjes me njeriun e zemres kishin shkembyer disa prekje, por gjithsesi ishin te paprekura dhe kjo i bente ato te ishin me se te kenaqura. Kishin kaluar vertet shume vite qe kur biologu dhe seksologu, Alfred Kinsley, publikoi nje raport mbi sjelljen seksuale te meshkujve (1950) dhe te femrave (1952) amerikane, duke treguar ato qe te gjithe i dinin, por qe askush nuk guxonte te fliste: qe burrat terrorizoheshin nga seksi, qe pjesa me e madhe e grave ishin te ftohta, qe injoranca ne kete fushe çonte drejt deshperimit, ndjenjave te fajit dhe ishte shkaku i martesave te palumtura.
Nga ana tjeter edhe seksologu dhe gruaja e tij kishin qene te virgjer kur ishin martuar, si Meri dhe Andrea, vetem se ai naten e pare dhe pastaj per muaj me radhe kishte deshtuar, gje qe e kishte bere gruan e tij te merzitej shume. Ne fund, te dy kishin gjetur nje shije te perbashket dhe i kishin kushtuar me shume kohe lirise dhe fantazise seksuale. Faktikisht, nese Eduard do te ishte treguar me i durueshem, ndoshta martesa e tyre do te kishte funksionuar, por sigurisht qe romani do te ishte me pak terheqes. Para viteve ‘60, ne shume vende te Europes Perendimore kishte nisur nje revolucion i ngadalte poshte çarçafeve. Ne vitin 1958 ishin mbyllur te gjitha "shtepite" ku meshkujt "e paditur" kerkonin te mesonin artin e dashurise nga zonjusha te sjellshme, por te shpejta, qe si profesioniste te zonja i "viheshin" punes per te arritur çdo kenaqesi. Pas mbylljes se tyre filloi keshtu periudha e "zise" per meshkujt dhe gjithashtu edhe fati i zi per grate. Keshtu, zonjushat, perveç rasteve kur ndodhte ndonje mrekulli ne diten e pare te marteses, dorezoheshin shume shpejt para asaj qe ato e quanin "detyre bashkeshortore" (ose per te sjelle ne jete nje femije), ndersa ne mendje hartonin listen e ushqimeve. Sigurisht, per te mos humbur kohen kot. Dominimi seksual dhe indiferenca e tyre ndaj kenaqesise femerore apo sigurise qe sipas tyre grate "çmendeshin" kur i shikonin ata teksa kenaqeshin u dukej e mjaftueshme meshkujve.
Ne ate kohe, perveçse nga shume gjera te tjera, grate ishin te privuara edhe nga kenaqesia seksuale. Qene vite te tmerrshme per meshkujt qe nxitoheshin ne sigurite e tyre, por sigurisht edhe per femrat, qe me gjithe vullnetin e tyre te mire dhe angazhimin per bashkeshortin, nuk e arrinin kurre orgazmen, ate qe "politika" seksuale premtonte. Por te pakten nga nje "burg" vajzat ishin liruar, nga ai i virgjerise, qe per shekuj me radhe bashke me bukurine dhe rinine kishte qene vlera e tyre me e rendesishme, malli i tyre i vetem i shkembimit. Pastaj vijne vitet ‘70, kur shume studente donin te gjenin nje shok qe do t‘i bente te çliroheshin nga te gjitha paragjykimet dhe do t‘i bente ta perballonin me me lehtesi "jeten" e re. Por nuk ishte e lehte, studentet (meshkujt) te virgjer, edhe pse e tregonin veten si shume perparimtare, ne kete ane kishin ngelur pas, pasi nuk donin te benin figure te keqe, apo te linin nam ne syte e atyre bukurosheve te brishta.
Ne vitet ‘50, per shembull, ne Britani ekzistonte figura e mashkullit donzhuan, por te "pashpirt", qe u merrte mendjen vajzave te virgjera me lloj-lloj komplimentesh dhe joshjesh, madje duke u premtuar se do te ishin grate e tyre ne te ardhmen. Ne fund, pasi merrnin ate qe donin mes loteve, ne menyre te padenje dhe aspak serioze, thoshin se nuk mund te martoheshin kurre me vajza qe nuk ishin te virgjera. Me gjithe keto premtime, e kaluara sa dramatike aq edhe qesharake, ndryshimet e medha, liria seksuale, informacioni maksimal, keshillime me seksologet kudo qe ndodhen, nje mal gazetash qe japin udhezime, emisione ne radio apo TV, revista fermash qe flasin per gjithçka deri ne detaje, sot seksi duket nje mrekulli qe mund te arrihet fare lehte.
Por ne te vertete jo, te pakten sipas asaj qe nje pjese e madhe e meshkujve dhe femrave te deshperua shkruajne ne rubrikat kushtuar "zemrave". Edhe sot, si 30, 40, apo 50 vjet me pare, seksi vazhdon te ngelet problemi kryesor per shume çifte. Me perpara trupi nuk dinte, ndersa tani di, por vazhdon te mos njohe fjalet per t‘i thene. Pikerisht si çifti i virgjer dhe injorant ne kete fushe: Meri dhe Andrea.