Në Ditën Ndërkombëtare të Sëmundjeve të Rralla, shefja e promocionit, pranë Autorietit Shëndetësor Rajonal, Vojsava Sulçe thotë se 90% e të prekurve nga “progreria” vdesin që në moshën 13-vjeçare. “Mplakja e parakohshme është një sëmundje gjenetike, shikohen ato anomalitë e zhvillimit të tyre që nga mosha 9 deri në 24 muaj. Kemi një stopim të zhvillimit fizik, kemi një zhvillim fytyre asimetrike, sy të dalë, në moshën 2-vjeçare u bien flokët, qerpikët, vetullat.
Këta fëmijë kanë sëmundjet e moshës së pleqërisë. Vdesin deri në moshën 13 vjeç”, – pohon Sulçe. Një tjetër sëmundje e veçantë që këtë herë nuk ka të bëjnë me shkaktarë gjenetikë, por të fituar, është dhe ajo që quhet “laraska”. Personat e prekur nga kjo sëmundje ushqehen me çdo gjë që nuk është ushqimore, si: tulla, baltë, oriz të pazier etj.
Sëmundje e çuditshme është dhe alergjia nga uji, nga e cila në mbarë botën vuajnë vetëm 30 persona. Ata nuk mund të lahen më tepër se 1 minutë në javë me ujë, pasi lëkura e tyre digjet. Pacientë të rrallë janë edhe ata që vuajnë nga sëmundja “Liza në botën e çudirave”, të cilët i shohin objektet shumë më të vogla nga sa janë. / E. Bardhi