Semundjet e syve nga stina e veres dhe si t’i trajtojme ne kohe

'Semundjet e syve nga stina e veres dhe si t’i trajtojme ne kohe'
Syri eshte nje organ shume i rendesishem i trupit tone. Ai eshte shume i ndjeshem ndaj faktoreve te jashtem dhe te brendshem te cilet lene pasoja ndonjehere te pariparueshme. Lidhur me problemet ne sy dhe keshillat per te pasur sy te shendetshem flet mjekja okuliste e Qendres Spitalore “Nene Tereza” Dr. Anila Monka. Ne nje interviste per “Tirana Observer”, Monka rrefen shkaqet qe sjellin acarimin e syve, sidomos ne stinen e veres, dhe si mund te kurohen ne kohe, pa lejuar qe te demtohet syri.

Doktoreshe Monka, cilat jane problemet e syve ne stines e veres ?

Problemet qe hasen me shpesh ne stinen e veres jane djegia e syve, kruajtja, sekrecionet. Shkaqet kryesore te ketyre  problemeve qe permendem me siper mund te jene : infeksionet, tharja e syve nga temperatura e larte , irritimi nga uji i detit dhe i pishinave, apo dhe nga alergjite e stines . Detyra kryesore e pacientit eshte te shkoje menjehere tek mjeku specialist per te gjendur shkaqet, per te percaktuar diagnozen e sakte dhe gjendur trajtimin.

Si mund te mbrohen qytetaret nga infeksionet qe demtojne syte?

Mbajtja e syzeve te diellit per te mbrojtur syte nga rrezatimet e forta te cilat jane te demshme per cipen e syrit. Mbajtja e syzeve te zhytjes ne pishina dhe ne det (dhe ne rast se nuk i disponojme ato, larja e syve pas daljes nga deti apo pishina). Mbajtja e higjienes personale maksimale per te shmangur infeksionet ngjitese te cilat shkaktojne probleme.

Po faktoret alergjike cilet jane?

Faktoret kryesor alergjike jane: faktoret ambiental ( pluhurat, detergjentet), alergjite e stines ( polenet), faktoret kozmetike. Konjunktivitet alergjike shfaqen me skuqje te syve, kruajtje qe eshte shenja kryesore. Gjithmone duhet te kihet parasysh se trajtimi asnjehere nuk mund te behet ne menyre individuale sepse mund te shkaktohen probleme ne sy, por me antialergjike te keshilluara nga mjeku.

Si mund te mbrohemi nga alergjite e stines?

Te shmangen kontaktet me faktoret ngacmues. Te shpelahet menjehere syri me uje te bollshem ne momentin qe ndodh kontakti i pa deshiruar nga faktori alergjik.

Kush eshte semundja me e perhapur e syrit ,dhe si trajtohet?

Nje nder semundjet me te perhapura te syrit eshte perdja e syrit ose (katarakta), sipas statistikave boterore. Ajo eshte nje nga shkaqet kryesore te verberise. Shkaqet kryesore te kesaj semundje jane mosha dhe kjo eshte me e shpeshta. Semundje te tjera qe shkaktojne kataraktin eshte diabeti, semundjet reumatizmale. Se treti, mund te permendim traumat, perdorimi i kortizoneve per nje kohe te gjate te cilet demtojne syrin.

Cili eshte trajtimi ne kete rast?

Trajtimi eshte vetem kirurgjikal, vetem me operacion. Ne kliniken tone ky operacion kryhet si ne te gjithe boten fako-phaco me ultratinguj dhe vendosjen e lenteve intraokulare qe sigurojne nje pamje shume te mire pas operacionit.

Çfare eshte glaukoma (tensioni i syrit) ?

Glaukoma (tensioni i syrit) eshte dhe kjo nje semundje shume e perhapur qe çon ne verberi si rezultat i demtimit te nervit te syrit. Shoqerohet me rritje te tensionit te syrit. Ka dy lloje glaukomash; glaukoma pa dhimbje (glaukoma me kend te hapur); glaukoma me dhimbje(glaukoma me kend te mbyllur ose kriza). Glaukoma pa dhimbje eshte ajo qe shkakton me shume verberi sepse pacienti paraqitet shume vone tek mjeku me ankesen e uljes se pamjes, kur nervi i syrit eshte demtuar dhe ky demtim eshte  i pa riparueshem.

Sipas jush, pse pacientet neglizhojne te vizitohen?

Arsyeja kryesore qe pacienti vjen me kaq vonese eshte se kjo lloj glaukome nuk ka shenja tipike. Shenja kryesore mund te jete djegia e lehte e syve, nderrimi i shpeshte i numrit te syzeve, veshtiresia e shikimit naten, qe njerezit i neglizhojne dhe shkojne tek mjeku me vonese. Prandaj keshillohet qe per çdo problem te syve te paraqiten tek mjeku specialist, sidomos pas moshes 45 vjeç, te cilet preken dhe me shume. Glaukoma me kend te mbyllur shfaqet me kriza( me dhimbje te lehta ose te forta) dhe pacienti detyrohet te shkoje tek mjeku. Trajtimi ne te dyja rastet behet me medikamente ose nderhyrje kirurgjikale.

Perdja e syrit

Nje nder semundjet me te perhapura te syrit eshte perdja e syrit ose (katarakta), sipas statistikave boterore. Ajo eshte nje nga shkaqet kryesore te verberise.

Tensioni i syrit

Glaukoma (Tensioni i syrit) eshte dhe kjo nje semundje shume e perhapur qe çon ne verberi si rezultat i demtimit te nervit te syrit.

Keshillat

Sipas mjekes okuliste Anila Monka, keshillohet qe per çdo problem te syve qytetaret te paraqiten tek mjeku specialist sidomos pas moshes 45 vjeç, te cilet preken dhe me shume.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama