Fatkeqësisht ka filluar të marrë përmasa të tjera. Kohët e fundit i janë shtuar listës së prekur nga sëmundjet e zemrës edhe moshat e reja.Çelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen e vizitave dhe konsultave të rregullta te mjeku. Është shumë e rëndësishme që të mbahet një balancë e mirë, ndërmjet përdorimit të medikamenteve dhe llojeve të tjera të terapive mjekësore për ndalimin e këtyre sëmundjeve.
Zemra është organi që bën pastrimin e gjakut. Dhe në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje te funksionit te saj si pompë. Kur zemra nuk funksionon siç duhet si pompë atëherë ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut të pastruar në pjesët e duhura të organizmit. Kjo do të vështirësojë punën e organizmit si dhe nuk do të lejojë furnizimin e tij me oksigjen dhe lëndë ushqimore. Në këto sëmundje futen grupime të ndryshme si ato të prishjes së ritmit të zemrës, infarktet. Më e shpeshta nga këto, është ajo e ngushtimit të enëve të gjakut të këtij organi. Ndërkohë, që në masë shkaktohen edhe sëmundjet e zemrës reumatizmale të cilat shkaktohen në fëmijëri, por shenjat klinike mund të shfaqen në mosha të mëdha.
Ekzistojnë dy lloje të tjera sëmundjesh siç janë hipertensioni dhe hipotensioni. Rritja e shifrave të trysnisë arteriore mbi normë njihet si hipertension. Një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje është dhe humbja e elasticitetit të enëve të gjakut. Kjo sëmundje quhet ndryshe arteriosklerozë dhe prek shumë njerëz. Ato shkaktohen nga ndryshimi i tensionit arterial që shkon në zemër. Kur prishet ritmi i zemrës kemi aritmitë që janë dy llojesh, me ritëm të shtuar ose takikarditë ose me ritëm të ngadalësuar që janë bradikarditë.
Hipertensioni arterial është një nga sëmundjet që bashkë me të tjerat shkakton numrin më të madh të vdekjeve tek njerëzit. Përgjithësisht kjo kategori sot luftohet nëpërmjet medikamenteve. Një pjesë e madhe e sëmundjeve të zemrës janë të lindura. Këtu është shumë e vështirë për të ndërhyrë por mundet që në saje të operacioneve të zëvendësohen pjesët e dëmtuara me ato të padëmtuarat. Ataket në zemër ndodhin kur furnizimi i pjesëve të zemrës me gjak rrallohet apo pritet fare. Shkaqet që e krijojnë janë arterie të bllokuara nga grumbullime rezervash dhjami ose ndonjë koagulim (mpiksje gjaku) në ndonjë prej arterieve koronare.
Stadi i fundit i sëmundjes së zemrës është pamjaftueshmëria e zemrës (insuficienca kardiake) në të cilën zemra nuk e kryen funksionin e saj dhe njeriu bëhet invalid. Në momentin kur kjo pamjaftueshmëri nuk mund të përballohet nga organizmi, atëherë organizmi vdes.
Simptomat përcaktuese për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës janë të ndryshme sipas kategorive të prekura. Shumë herë ka ndodhur që pacienti të ketë trashëguar këto sëmundje që nga fëmijëria, por simptomat dalluese kanë qenë të fshehura duke mos e zbuluar sëmundjen. Kjo sjell probleme të mëdha në shëndetin e pacientit, të cilat do të shfaqen me kalimin e viteve. Ndaj është e rëndësishme që të mbahen kontakte të vazhdueshme me mjekun kardiolog. Që një pacient të kuptojë se vuan nga zemra duhet të ketë shenja të tilla dalluese si vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi të cilat shtohen vazhdimisht.
Lodhjet dhe debulesat që shfaqen gjatë aktiviteteve të ndryshme sidomos atyre sportive, si përshembull ngjitja dhe zbritja e shkallëve, në të tilla raste ka edhe rrahje të shpeshta e të çrregullta të organit të zemrës. Edhe në rastet kur i sëmuri ulet për të fjetur dhe gjatë kontaktit që ka me çarçafët e ftohtë mund të vërehet edhe shkalla e problemeve të zemrës. Një tjetër shenjë dalluese është edhe vështirësia në ecje, e cila shkaktohet si pasojë e mos qarkullimit si duhet të gjakut brenda organizimit. Por ka dhe simptoma të tjera siç janë ato të marrjes së frymës, ënjtje e këmbëve, nxirje e buzëve, ose edhe dhimbje kur kemi infarkt për arsye se ndodh vdekje e një pjese të murit të dhomave të zemrës
Marre nga gazeta ballkan