Semundshmeria kronike 14 000 raste me shume ne 2011

Semundshmeria kronike, 14 000 raste me shume ne 2011
Sëmundshmëria kronike ka njohur rritje vitet e fundit, e vërejtur kjo jo vetëm me jetën sedentare, por edhe në vizitat tek mjeku i përgjithshëm dhe përshkrimi i recetave prej tij.

Bazuar në të dhënat e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, rritja e semundshmërise kronike në 2011 është me rreth 14 000 raste më tepër, krahasuar me 2010. Këto raste, sipas ISKSH, mbartin efekt vjetor shtesë prej 751,372 mijë lekë.

Nga të dhënat rezulton se në vitin 2011, ishin gjithsej 276.740 raste kronike, nga 263.213 raste në 2010. Por sëmundshëmria kronike, ka njohur rritje edhe krahasuar me 5 vite më parë. Kështu, referuar të dhënave, në vitin 2009 u regjistrun 226.818 raste kronike, në vitin 2008 ishin 200.261 të tilla dhe në 2007, 171.088 raste kronike.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama