Sequi shef kabineti i Ministrise se Jashtme italiane do te largohet nga Shqiperia

Sequi shef kabineti i Ministrise se Jashtme italiane, do te largohet nga Shqiperia

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi, pritet të largohet nga Shqipëria pasi do të emërohet shef i ri i kabinetit të Ministres së Jashtme italiane, Federica Mogherini.

Mësohet se, zoti Sequi do të emërohet në këtë detyrë të rëndësishme në fund të muajit prill. Gjatë kësaj periudhe ai do të bëjë dorëzimet dhe do të largohet nga detyra si përfaqësuesi më i lartë i Bashkimit Europian në Tiranë.

Kryeministri i ri italian Matteo Renzi, pasi formoi qeverinë e re bëri një riformatim të gjithë kabinetit qeverisës, si pasojë e të cilit 42-vjeçarja Federica Mogherini është zgjedhur të drejtojë një nga dikasteret më të rëndësishme qeveritare.

Burimet saktësojnë se, ftesa në drejtim të Ettore Sequi ka ardhur prej disa kohësh, por, në respekt edhe të shërbimit të jashtëm të Bashkimit Evropian, ambasadori vendosi të qëndrojë dhe pak kohë në Tiranë.

 

Ky është një lajm pozitiv dhe vlerësim jo vetëm për ambasadorin Sequi, por edhe një garanci për vendin, pasi do të thotë se Shqipëria dhe integrimi i saj në Bashkimin Europian do të jenë shumë përpara në axhendën e diplomacisë italiane, vend që ka mbështetur fuqishëm procesin e anëtarësimit në BE.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama