Ser Ranieri I kuqi ndryshoi fatin e takimit

Sër Ranieri: I kuqi ndryshoi fatin e takimit

Prisja një ndeshje të vështirë. Uest Hemi është një skuadër e shkëlqyer. Shpërdoruam disa raste në fillim të pjesës së dytë dhe pastaj kartoni i kuq i Vardisë ndryshoi ndeshjen. Nëse arbitri e ka parë kështu, atëherë OK. Unë gjykoj lojtarët e mi, jo gjyqtarin".vardi ranieri

Klaudio Ranieri preferon që të mos e komentojë vendimin e Xhonatan Mosit për sulmuesin e tij në minutën e 56-të, por italiani nuk është marrë kurrë në karrierën e tij me arbitrat dhe s'e bën as këtë herë. Megjithatë, ai e pranon se mbetja e "dhelprave" në inferioritet numerik ndikoi në fatin e ndeshjes.

"Ne i luajmë të gjitha ndeshjet duke dhënë zemrën, gjakun e shpirtin dhe për këtë u them faleminderit djemve. Duhet të vazhdojmë të besojmë. Sot (dje) ishte e rëndësishme të riktheheshim pas disavantazhit. Kjo është forca jonë", shpjegoi trajneri i Leiçesterit, duke u rikthyer përsëri tek analiza teknike:

"Uest Hemi e qarkullon mirë topin, ka tre sulmues të mirë, por ne u mbyllëm çdo hapësirë dhe ata ishin të rrezikshëm vetëm nga goditjet standarde. 2-2 është më shumë i rëndësishëm psikologjikisht sesa për pikën. Unë besova gjithnjë edhe pas disavantazhit.

Përse nuk festova pas barazimit? Isha shumë i qetë. Në fakt i tillë jam gjithnjë. Ne e kemi arritur objektivin e 40 pikëve apo jo? Tani çdo sukses tjetër është fantastik. Nuk jam aspak i shqetësuar për garën. Tani po shijojmë kampionatin.

Natyrisht, gjithçka varet nga ne, por do të bëjmë maksimumin". Sër Klaudio - Anglia vazhdon të nderojë trajnerin italian për skuadrën që ka ndërtuar. Deputeti laburist, Xhonatan Eshuorth dhe një grup deputetësh të tjerë të qytetit të "dhelprave" kanë propozuar që Ranieri të nderohet me Urdhrin Kalorësiak.

Motivacionin e paralajmëroi deputeti Keit Vaz (tifoz i Sitit): "Ka bashkuar qytetin dhe njerëzit e feve dhe racave të ndryshme". Por çfarë mendon "Sër" Klaudio? "Do të më pëlqente, por askush nuk më ka propozuar të më bëjë kalorësiak"


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama