Serbet shohin perseri provokacija De Biazi mbeshtet terrorizmin

Serbët shohin përsëri provokacija: De Biazi mbështet terrorizmin

Veprim në mbështetje të terrorizmit e kanë quajtur mediat serbe videon e postuar nga trajneri i kombëtares De Biazi, e cila shërbeu edhe si frymëzim për djemtë para ndeshjes me Rumaninë.

Blic në një shkrim të publikuar e lidh trajnerin De Biazi me terrorizmin. "Skandaloze, trajneri italian i Shqipërisë përkrah terrorizmin", titullohet shkrimi, shoqëruar edhe me videon e postuar nga De Biazi.

blic1

Sipas gazetës serbe, "në një video që ka postuar De Biassi, shfaqet UÇK­ja, ushtri terroriste. Videoja tregon anëtarët e organizatës terroriste, UÇK­së në veprim, me te cilën ai u përpoq të bëjë një lidhje me historinë e ekipit të futbollit në EURO 2016".

"De Biasi, te cilit i është dhënë shtetësia shqiptare, ka publikuar një video që tregon një pjesë të historisë së Shqipërisë, por edhe luftës në Kosovë, në të cilën morën pjesë anëtarët e organizatës terroriste Ushtria Çlirimtare e Kosovës"­ shkruan gazeta.

Në fund, videoja mbyllet me ndeshjet e luajtura për kualifikimet e EURO 2016, ku spikat mesazhi i De Biazit: "Falë jush Europa po në sheh si të barabartë"



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama