Serbi autobusi me 49 shtetas kosovare del nga rruga. 10 ne gjendje te rende

Serbi, autobusi me 49 shtetas kosovare del nga rruga. 10 ne gjendje te rende

Rreth 32 persona janë lënduar, pasi një autobus nga Podujeva, me rreth 49 pasagjerë, i cili udhëtonte në linjën Salcburg-Prishtinë, për arsye të panjohura deri më tani, ka dalë nga rruga në Rudarë. Mediet serbe shkruajnë se 12 prej tyre janë fëmijë, por asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Ndërsa 10 pasagjerë ndodhen në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit të sotëm.

 

Në vendngjarje mbërritën ekipet urgjencës nga Prokuplja, të cilët erdhën për të ndihmuar kolegët nga Kursumlija dhe Nishi për të nxjerrë jashtë pasagjerët e plagosur. Pasagjerët e plagosur, sipas medieve serbe janë dërguar në spital.

 

“Pasagjerët kanë pësuar ndrydhje në kokë, në gjoks, në këmbë, por ka edhe pacientë me fraktura të cilët janë dërguar për trajtim më të specializuar në Qendrën Klinike të Nishit”, ka thënë drejtoresha e spitalit të Kurshumlisë, Uranija Petroviq.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama