Gjatë muajt të kaluar Serbia u përfshi nga përmbytje masive ku me dhjetra qytetarë humbën jetën si pasojë e tyre. Tashmë që situata është stabilizuar, përveç bilancit katrastofik që lanë pas përmbytjet, Serbia është duke vlersuar edhe ndihmën që i ka ardhur nga shtetet e tjera.
Gjatë një samiti ekonomik që po zhvillohet në Beograd, kryeministri serb Ivica Dacic është shprehur i zhgënjyer dhe i zemëruar me disa vende që sipas tij nuk kanë reaguar siç duhet ndaj Serbisë. Ndër to është edhe Shqipëria, ndaj së cilës Dacic ka lajmëruar edhe një reagim zyrtar. “Disa vende nuk vepruan siç duhet përkundrejt Serbisë, kur vendi u godit nga përmbytjet në muajin maj. Një prej tyre është dhe Shqipëria. Shqipëria nuk na ka dërguar as një telegram ngushëllimi, dhe asnjë prej zyrtarëve të këtij vendi nuk e ka firmosur librin e ngushëllimeve. Për të mos folur pastaj për ndonjë ndihmë”, ka thënë Dacic.