Serbët duket se nuk janë pajtuar ende me kualifikimin e Shqipërisë në finalet e Europianti dhe tifozë të kësaj skuadre pritet të duartrokasin kundërshtarët e kuqezinjve në Francë.
Sipas televizionit "Top Channel" një lokal në Beograd ka bërë një ofertë të veçantë duke i ftuar tifozët që ndeshjet e Shqipërisë t'i shohin bashkë.
'Lokali ofron 5 për qind ulje për çdo gol që do të pësojë Shqipëria dhe Kroacia, ndërsa vodka falas për të gjithë në rast se Europianin do ta fitojë Rusia.
Por, duke ditur që Shqipëria e De Biasit nuk ka pësuar ndonjëherë më shumë se dy gola për ndeshje, tifozët serbë nuk pritet të përfitojnë shumë nga oferta e lokalit, por të paktën do të kenë kënaqësinë të shohin Shqipërinë në Europian'.