Serbia nuk ka derguar note proteste ndaj Tiranes

'Serbia nuk ka derguar note proteste ndaj Tiranes'

Serbia nuk i ka dërguar një notë proteste Shqipërisë. Lajmi konfirmohet nga burime brenda Ministrisë sonë të Jashtme. Duke cituar mediet serbe, diplomati serb, Ivica Daçiç tha sot se Serbia i ka dërguar një notë proteste Tiranës zyrtare, për shkak të hartës së “Shqipërisë së Madhe”,  e cila u shfaq në murin e Kryeministrisë me rastin e Vitit të Ri.

Megjithatë, siguroi Daçiç, sipas "Tanjug", Serbia vijon bashkëpunimin me kryeministrin shqiptar dhe nuk e ka vënë kurrë në dyshim këtë. Sipas Tanjug “Rama postoi një foto në vilën e ndriçuar, e cila tregonte flamurin në faqen zyrtare të profilit të tij në Facebook, që i dha hov entuziazmit në radhët e mbështetësve të tij”.

Duke folur për gazetën serbe "Tanjug", Daçiç tha: “Nuk kemi bërë dhe as do të bëjmë diçka për të rrezikuar marrëdhëniet tona me vendet në rajon, madje as me Shqipërinë. Nuk ishte flamuri i Serbisë së Madhe që u pikas në rezidencën e kryeministrit të Serbisë, por flamuri i Shqipërisë së Madhe në rezidencën e kryeministrit të Serbisë. Dhe ne reagojmë ndaj kësaj dhe gjithmonë do të reagojmë. Mirëpo kjo nuk na ndalon ne të hyjmë në bisedime me të dhe ç’është më e rëndësishmja, do të biem dakord mbi format e ndryshme të bashkëpunimit që do të bazohen në interesin reciprok”, tha Daçiç për të përditshmen e Beogradit, “Danas”. “Ne i respektojmë të tjerët, por kërkojmë që edhe të na respektojnë."

Më tej, ai theksoi se thelbi i bashkëpunimit rajonal do të bazohet në interesat e tregut. “Siç thonë, nuk kërkojmë nga të tjerët diçka që nuk e japim dot vetë. Kjo është politika jonë ndaj fqinjëve tanë. Dhe ne do të veprojmë si në krye të OSBE-së. Ne do të kërkojmë për respekt, por edhe do ta japim atë. Dhe nuk do të kërkojmë dashuri por për interesa të përbashkëta. Tregu, investimi, rrjedha e kapitalit dhe të mirave, punësimi në rajon, projektet – këto mund të na bashkojnë”, citohet të ketë thënë Daçiç.

Duke iu rikthyer flamurit të Shqipërisë së Madhe, që u projektua në Kryeministri, ai nënvizoi se Serbia po përgjigjet në një mënyrë demokratike, duke vijuar bashkëpunimin. “Ndaj flamurit të Shqipërisë së madhe në rezidencën e kryeministrit u përgjigjëm me një qasje që vijon bashkëpunimi, nuk e ndërpremë, as ngritëm pikëpyetje. Ishte e njëjta gjë si me politikanët kroatë, që u diktuan nga zgjedhjet e tyre. Ne po përgjigjemi në një mënyrë të qytetëruar dhe ecim përpara. Nuk do të ndërpresim partneritetin, as do të pushojmë së perceptuari ata si parterë. Mendoj se kjo politikë është e duhura dhe ne do të aderojmë në të edhe në të ardhmen”, tha Daçiç.


Më tej, ai theksoi se “e ardhmja është një Ballkan Perëndimor i zhvilluar, pa konflikte”, ndërsa shtoi se “tashmë ne kemi bërë një hap të madh ndaj atij qëllimi”.

Në prag të ndërrimit të viteve, fasada e Kryeministrisë u kthye në një projektor gjigant, ku u pasqyruan për disa ditë urimet e qytetarëve. Nisma u bë publike nga vetë Kryeministri Rama, i cili njoftoi se paratë e mbledhura nga urimet do të shkonin për njerëzit në nevojë. Një nga fotot e projektuara në murin e godinës ishte Shqipëria e Madhe, e cila shkaktoi incidentin diplomatik në ndeshjen Serbi-Shqipëri në tetor 2014.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama