Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Kosova me dokumentet e Serbisë. Megjithatë, nuk ka mundur të saktësohet nëse do të pranohen edhe dokumentet serbe të Kosovës, dhe a do të vazhdojnë të jenë ato në qarkullim.
“Ne besojmë se do të gjendet një modalitet si ai i Maqedonisë dhe Greqisë, kur Greqia nuk njeh pasaportën e Maqedonisë, por megjithatë me të mund të udhëtohet, dhe vula vihet në një dokument përcjellës të bardhë”, ka thënë një burim ndërkombëtarë, i afër me bisedimet.
Një nga problemet që pritet të diskutohet në këto bisedime është edhe ai i doganave të Kosovës. Problemi, sipas burimit, është se Serbia do të propozojë sërish që dogana e Kosovës të mos ketë emërtim të tillë në dokumente, por vetëm Dogana e Kosovës, pra pa cilësimin Republikë dhe pa simbolet. Kjo është refuzuar më parë nga institucionet e Kosovës.