Seredova Borriello e Cannavaro me seksit e Italise

Seredova: Borriello e Cannavaro, më seksit e Italisë
Modelja e ka bërë këtë deklaratë gjatë një interviste për show-n e Alfonso Signorini që transmetohet në Radio Monte Carlo çdo ditë nga e hëna në të premten.

Jam një tifoze e çmendur dhe e ndjek kombëtaren së bashku me babanë tim”- ka rrëfyer Seredova. Ajo ka thënë pa u menduar fare se e emocionon çdo ndjeshje ku merr pjesë Gigi, por, nuk ka ngurruar të pranojë edhe të tjera simpati.

“Si grua duhet ta pranoj që dy djemtë më seksi të kombëtares janë në stolat rezervë”- tha ajo, pa dashur të përcaktojë emra.

Por, Signorini e ka shtyrë, duke i kujtuar se mos vallë këta janë Borriello dhe Cannavaro. Atëherë Seredova e ka pranuar, duke shtuar. «Por, duhet të jesh ti që ta thuash këtë. Kupton…?”

Më tej ajo ka treguar detaje rreth grave të futbollistëve të kaltër që janë në ndjekje të këtij kampionati.

Sipas saj në Vjenë do të jetë i gjithë klani i grave; shoqet e Camoranesi, Materazzi, Gattuso, por edhe të rejat që sa kanë mbërritur, ajo e Borriello e Barzagli.

Ndërkohë, për të ardhmen e saj profesionale ka shtuar se pas evropianit nuk do të ketë shumë kohë për të kaluar me Gigin.

“Në të ardhmen time, jo më televizion, por shumë angazhime në kinema. Së shpejti pritet të dalë një film, që do të pasohet prenda një periudhe të shkurtër nga një tjetër xhirim”- ka thënë ajo.

Bruna Prifti  : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama