Sereni-Panariti Italia do te mbeshtese Shqiperine ne procesin e anetaresimit ne BE

Ministri-i-Bujqesise-Edmond-Panariti-Foto-Albert-Myftaraj-ATSH-1-466x3503-266x200TIRANE, 23 Tetor /ATSH-E,Xhajanka/- Zëvendëskryetarja e Parlamentit Italian, zj. Marina Sereni, priti të premten në Romë, në një takim zyrtar ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti.

Zj. Sereni uroi ministrin Panariti për titullin akademik "Honoris Causa", dhe kërkoi të njihej me projektet e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Zëvendëskryetarja Sereni ritheksoi edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë dhe do t'i japë Shqipërisë në proçesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ministri Panariti e njohu zj. Sereni me projektet e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe ecurinë e reformave të qeverisë shqiptare.

Ministri i Bujqësisë, Panariti, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Itali, ku do të takohet edhe me Da Silva, Drejtorin e Përgjithshëm të Food and Agriculture Organization of the United Nations (FAO). Gjatë kësaj vizite, ministri Panariti do të vizitojë edhe një nga kooperativat më të mëdha të duhanit në Itali, Fattoria Autonoma di Tabacco, ku do të takohet me përfaqësuesit e saj për të parë mundësinë e realizimit të një projekti, për t'u ardhur në mbështetje kultivuesëve të duhanit në Dumrenë.

Ndërsa një ditë më parë, kreu i bujqësisë shqiptare, Panariti, u nderua nga Universiteti i Peruxhias me titullin akademik "Doktor Honoris Causa" në mjekësi veterinare.

Universiteti i Peruxhias, është një ndër universitetet më të vjetra në Evropë i themeluar në vitin 1308. Në vitin 2014-2015, u shpall si universiteti më i mirë ndër universitetet më prestigjioze të Italisë. Po këtë vit, ky universitet i dha titullin "Doktor Honoris Causa" në financë, Presidentit të Bankës Qendrore Evropiane. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama