TIRANË, 19 Nëntor /ATSH/ -Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm i BKT-së është emëruar si Konsull Nderi i Pakistanit në Shqipëri.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti në një takim z. Pencabligil me rastin e emërimit të tij si Konsull Nderi i Pakistanit në Shqipëri.
Ministri Bushati shprehu bindjen se ky emërim do të përmirësojë marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Pakistanit, ndërsa z. Pencabligil tha se do të punojë për të rritur aktivitetin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.
Z. Pencabligil ka shtetësi shqiptare dhe turke, ndërsa gjyshi i tij nga babai ishte nga Punjabi në Pakistanin e sotëm. Ai është një figurë e shquar në sektorin bankar që prej emërimit të tij si Drejtori i Përgjithshëm i BKT-së në vitin 2000.
Konsullata do të ketë selinë e saj në zyrat qendrore të BKT0së në Bulevardin Zhan D'Ark. /gj.m//m.m/