Sezoni turistik udhezues mbi ndotjen akustike dhe oraret e lokaleve

Sezoni turistik, udhezues mbi ndotjen akustike dhe oraret e lokaleve
Ministria e Mjedisit ka arritur një marrëveshje me Policinë e Shtetit për mbarvajtjen e zhurmave në pabet dhe lokalet e natës. Në një konferencë të oragnizura sëbashku nga të dyja institucionet është thënë se do të ketë sanksione ndaj të gjitha subjekteve të cilat thyejnë sanksionet.

“Të gjitha veprimet e kundraligjshme në përgjithësi në ato çfarë kanë të bëjnë me ndotjen akustike po dhe veprime të tjera që kanë të bëjnë me ndotjen e mjedisit, besoj që nga ky dokument që do të diskutojmë sot është një udhëzues i përbashkët që vendos pëballë detyrimeve ligjore jo vetëm thjesht institucionet tona qëndrore, por edhe institucionet në varësi të cilat janë shumë të rëndësishme përsa i përket zbatimit të ligjeve që kanë të bëjnë me mjedisin dhe ligjet tjera në përgjithësi “, tha Alfred Deshati, Drejtor i Kontrolleve Mjedisore në Ministrinë e Mjedisit

Ndërsa përfaqësuesi i policisë, Ilia Nasi u shpreh se është hartuar një plan i cili do të vihet në zbatim në zonat turistike apo dhe ato që janë të mbipopulluara.

“Krijimi i një ambienti të përbashkët në zonat turistike dhe në zonat urbane janë detyrë parësore dhe ne si polici e shtetit marrim dhe azhornojmë në mënyrë serioze për plotësimin e të gjitha detyrimeve dhe në kuadrin e zbatimit të ligjit po dhe bashkërendimit të ngushtë. Ka një veprim të mirëstudiuar, një plan veprim të saktë të policisë së shtetit, vetëm për sezonin turistik”, tha Ilia Nasi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama