Sfida e fillestareve ja sekretet e De Biazit dhe Petkovicit

Sfida e fillestarëve, ja sekretet e De Biazit dhe Petkoviçit

Xhani De Biazi është lindur në Sarmede të Italisë në 15 qershor 1956. Në karrierën e tij si futbollist profesionist, Trevizo është skuadra e parë me të cilën ka luajtur, ndërkohë që la qenë edhe pjesë e Interit të Milanos.

petkovic de biaziRexhiana, Peskara, Breshia, Palermo, Vicenza, Treviza dhe Basano janë skuadrat me të cilat ai ka bërë karrierë në futbollin e luajtur si mesfushor.

1990-ta ka qenë viti në të cilin Basano ka bërë edhe urën e kalimit të tij nga futbolli i luajtur, në atë të drejtuar nga pankina. 12 skuadra ka drejtuar në karrierën e tij si trajner dhe më pas mori drejtimin e Shqipërisë për të parën herë në karrierën e tij që do të udhëhiqte një kombëtare.

Ka ngjitur Modenën nga Seria C1 në atë A si dhe ka shpëtuar dy herë Torinon nga rënia në Serinë B. Nga sot, karriera e tij do të ketë edhe pjesëmarrjen në Europian. Sarajeva është vendi në ish-Republikën e Jugosllavisë ku ka lindur Vladimir Petkoviç, sot trajner i kombëtares zvicerane.

13 ekipe ka ndryshuar gjatë karrierës së tij si mesfushor, ndërkohë që ka luajtur në periudhën 1981-1999 me 13 skuadra. Belizona do të bëhej skuadra që i ka dhënë mundësinë për të provuar për herë të parë emocionet e trajningut. Karriera e tij ka kaluar mes skuadrave të nivelit të dytë dhe ekipeve si Jong Bois,

Samsunspor, Sion e që kulmojnë me Lacion në Serinë A. Për dy sezone, ai ka drejtuar edhe kapitenin kuqezi Lorik Cana. Nga viti 2014, Petkoviç është në krye të kombëtares helvete dhe do të jetë gjithashtu debutant në një kompeticion të këtij niveli të lartë, ashtu si homologu i tij te kuqezinjtë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama