Shakaja fatkeqe qe solli vdekjen e 295 personave

Shakaja fatkeqe qe solli vdekjen e 295 personave

Ky besohet të jetë postimi tragjik në “Facebook” i një pasagjeri që ndodhej në bordin e “Malaysia Airlines”, i cili u rrëzua mbi Ukrainë. Një burrë holandez ka postuar një foto të aeroplanit  “Malaysia Airlines”, që besohet se do të jetë ai i fluturimit MH17 dhe sipër fotos ka shkruar: "Nëse zhduket, ky është avioni”.

Miqtë e tij kanë menduar se kjo shaka kishte të bënte me aeroplanin “Malajzi Airlines MH370”, i cili u zhduk më 8 mars me 239 njerëz në bord.

Fillimisht, miqtë i janë përgjigjur duke i shkruar me shaka. Por, pas 7 orësh si u dha lajmi se një avion “Malaysia Airlines”, i cili po udhëtonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur është qëlluar dhe është rrëzuar në Ukrainën Lindore, miqtë e tij kanë reaguar duke e pyetur nëse ishte në atë aeroplan apo jo.

Avioni tip Boeing 777 i kompanisë “Malaysia Airlines”, ishte nisur nga Amsterdami drejt Kuala Lumpurit me 295 persona në bord, 280 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit. Ai u zhduk nga radarët kur ishte në kuotën e 10 mijë metrave. Në të njëjtën kohë kompania “Malaysia Airlines” njoftoi se kishte humbur kontaktet me ekuipazhin e avionit. Pak minuta më vonë u konfirmua se Boeing 777 ishte rrëzuar në rajonin Shiaktiorsk, 40 km në lindje të Donetskut, zonë luftimesh në Ukrainën lindore. pasagjeri foto

Sipas të dhënave të para, avioni është goditur nga një raketë, ndërsa të gjithë pasagjerët kanë humbur jetën. Një këshilltar i Ministrisë së Brendshme ukrainase tha se avioni u godit nga një raketë tokë-ajër, tip Buk, të cilat fabrikohen në Rusi.  Separatistët pro-rusë nuk e kanë marrë përsipër përgjegjësinë për rrëzimin e avionit në Ukrainën lindore. Ata theksojnë se nuk kanë në dispozicion armë të tilla që të mund të qëllojnë avionë në lartësinë e 10 mijë metrave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama