Në Japoni shalqiri konsiderohet një luks më vete dhe për këtë fakt ky frutë “kurohet” për t’u prezantuar sa më mirë. Një histori interesante ka ndodhur me fermerin Hiroichi Kimura. Pasi një fqinj i tha atij me shaka se do të ishte mirë që të prodhonte një shalqi në formën e zemrës, ai filloi ta mendonte seriozisht këtë gjë. “Detyra” nuk ishte e lehtë, duke pasur parasysh se Kimuras iu desh shumë kohë që të eksperimentonte me lloje të ndryshme toke dhe kushte mjedisore, duke ndërtuar edhe disa “forma” zemre për shalqinjtë e tij. Në fund ai arriti rezultatin e dëshiruar.