Blu-ray apo Blu-ray Disc (BD) është emri i gjeneratës së re të disqeve optike të zhvilluara nga 13 prodhuesve të elektronikës dhe kompjuterave si Dell, Hitachi, HP, LG, Mitsubishi, Panasonic, Pioneer, Philips, Samsung, Sharp, Sony, TDK dhe Thomson. Ky format është zhvilluar për leximin dhe shkrimin e filmave të definicionit të lartë (HDTV). Kapaciteti i zakonshëm i BD është 25 GB ndërsa disqet prej 50 GB gjithashtu mund të krijohen.
Me rritjen e televizonit digjital në Japoni, kërkesat për shkrues të disqeve HD që përkrahin specifikimin 1080p HDTV është duke u rritur shpejtë. Me kalimin e kohes konsumatoret po njohtohen më mirë me teknologjinë e re HDTV, gjë që është duke nxitur adoptimin e saj të shpejtë.
High Definition TV. Kështu quhet teknologjia e re që tenton të rris kualitetin e fotografisë në televizionin digjital (definition, digjital). Kjo bëhet duke e rritur numrin e linjave që e përbëjnë fotografinë, nga 525 linja në sistemin PAL ose 625 në sistemin NTSC, në mbi 1080, respektivisht duke e rritur numrin e pikave në ekran (pixel) për disa herë; duke e ndryshuar raportin ndërmjet gjerësisë dhe lartësisë së ekranit nga 4:3 në 16:9 dhe duke e rritur numrin e fotografive për sekondë nga 25 (PAL) ose 30 (NTSC) në 60 FPS. Përveç kësaj, teknologjia HDTV do të mundësoj shikimin e rreth 600 kanaleve televizive dhe integrimin me rrjetin kompjuterik.
Me rritjen e kërkesave për pajisje HDTV edhe kërkesat për dioda të kaltërta është duke u rritur.
LED-at GH04P21A2G, përdorin teknologjinë kultivuese kristaline të zhvilluar për dioda infra-kuqe, të kuqe dhe kaltërt-vjollce. Jetë-zgjatja e diodave vlerësohet të jetë 10,000 orë, që është standard në këtë industri.
Shkruar nga: Genc B. KASTRATI - Pr-Tech