Shefat e policise seBerishes rrahen 116 vete

Shefat e policise seBerishes rrahen 116 vete

Ish-shefa komisariati, shefa krimesh, rendi dhe inspektorë të ndryshëm policie janë vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës, pasi rezulton të kenë ushtruar dhunë fizike deri në torturë, ndaj demostruesve të 21 janarit. Bëhet fjalë jo për një rast, por për plot 116 të tilë, ku persona të ndryshëm që janë shoqëruar në ambjentet e komisariateve të Tiranës në 21 janar, janë goditur me grushta, shkelma dhe mjete të forta nga efektivë policie si shefa komisariati, shefa rendi dhe krimesh si dhe inspektorë të ndryshëm.

Lidhur me hetimin e dhunës policore në ngjarjet e 21 janarit, prokurorët kanë sekuestruara planin e masave dhe po identifikojnë e marrin në pyetje të gjithë agjentët civil, punonjësit e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt, RENEA, dhe oficerëve të Drejtorisë së Policisë dhe Komisariateve të angazhuar dhe fiksuar nga kamerat e mediave të ndryshme. Pjesë të hetimeve, mësohet se prokurorët kanë bërë edhe raportin e publikuar nga "Komiteti për Parandalimin e Torturave, Trajtimit apo Dënimit Çnjerëzor e Degradues" të përpiluar nga komisionerët e Këshillit të Evropës.

Sipas këtij raporti, policia ka kryer arrestime të dhunshme, duke qëlluar me shpulla, grushta, shkelma dhe shkopinjtë të gomës ndaj pjesëmarrësve në protestë, madje edhe të kalimtarëve të rastësishëm e gazëtarëve që ndodheshin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për zbardhjen e plotë të 116 rasteve janë ngarkura plot 7 prokurorë të Tiranës si dhe disa oficerë të Policisë Gjyqësore, që do marrin në pyetje një për një të gjithë të dëmtuarit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama