Shefi i keq? Ja cmund te beni

Shefi i keq? Ja c'mund te beni
Herët apo vonë të gjithëve na bie rasti që të kemi një shef të keq, të cilin nuk e durojmë dot, që na trajton keq dhe që na prish ëndrrat dhe ambicjet tona. Përballë këtyre situatave, disa nuk durojnë dot dhe ikin nga puna, disa qëndrojnë në heshtje, e disa të tjerë reagojnë keq dhe bëhen hakmarrës. Në librin Working for you isn't working for me (Të punosh për ty, nuk është të punoj për vete) me autorë Katherine Croëley dhe Kathi Elster, autoret paraqesin një zgjidhje për të përmirësuar situatën kur ju bie për pjesë një shef i keq.

Plani

Hapi i parë është analiza. Të kuptosh se cili është shefi yt dhe ku qëndron problemi. Më pas duhen depersonalizuar situatat në mënyrë që të neutralizohet personaliteti negativ i shefit dhe të gjendet një mënyrë më e mirë për të punuar.

Cili është shefi yt?

Shefi ka më shumë pushtet se sa ty. Kjo do të thotë se personaliteti i tij ka më shumë hapësirë, krahasuar me tënden dhe kështu mund të shfaqë më shumë defekte. Problemi më i madh është myngesa e qartësisë në komunikim, mungesa e mirëkuptimit.

Duhet t'ia mbathim?

Ka vetëm dy raste kur mirë është që të dorëhiqesh. E para: Nëse marrëdhënia me shefin ju shkakton stres fizik, si përshembull dhimbje koke kronike. E dyta: Nëse po punoni për një shef persekutues qe ua bën jetën të padurueshme.

Cfarë duhet të bëni?

Mund të shpërqendroheni duhet vënë në veprim strategji që ju largojnë emotivisht nga shefi juaj. Karikoni bateritë duke bërë aktivitet fizik, bëni punë në ajër të pastër si dhe bëni shëtitje. Bëni dicka që ju cliron energjitë negative dhe ju bën që t'i shihni gjërat më qartë. Ndërkohë mund të depersonalizoni shumë cështje, duke kuptuar se problemi i vetëm është sjellja e keqe e shefit tuaj. Pasi të keni kaluar këtë hap, mund të nisni tratativat. Mund të flisni me shefin tuaj dhe të kërkoni mendimin e tij për një projekt tuajin. Duke u qarë dhe duke përfolur shefin cdo ditë, nuk fitoni asgjë përvecse lodhni veten tuaj. Nisuni në aksion, tregoni veten dhe aftësitë që keni, pasi kështu edhe shefi me zemërgur do të nisë të mendojë më ndryshe.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama