Shefi i policise serbe takohet fshehurazi me biznesmenin shqiptar

Shefi i policise serbe takohet fshehurazi me biznesmenin shqiptar

Drejtori i Përgjithshëm i policisë serbe, Milorad Veljanoviç, është takuar me biznesmenin shqiptar, Qazim "Feliks" Osmani në tualetin e një hoteli.  Lajmi bëhet i ditur nga gazeta serbe "Kurir", ku theksohet se ata kanë qëndruar për 13 minuta në tualetin e meshkujve, në hotelin "Zira", vendi i vetëm që nuk mbikëqyret nga kamerat.

Takimit mes shefit të policisë serbe Veljanoviç dhe biznesmenit Qazimi, pretendohet se ka qenë i papritur. Shefi i policisë serbe ka qenë aty në një dasmë, ndërsa biznesmeni shqiptari ka marrë një dhomë po atë ditë, në të njëjtin hotel.

Mësohet se tarraca e hotelit, ku Qazimi ka pirë kafe me miqtë e tij, ka qenë e ngjitur me dhomën ku ishte organizuar dasma, ku si mysafir ka qenë i ftuar edhe kryeshefi i policisë serbe.

Dëshmitari që ka deklaruar për gazetën serbe "Kurir", tha se ishte i bindur që e ka parë Veljanoviçin, teksa i ka rënë tri herë në telefon biznesmeni shqiptar.

"E pashë me sytë e mi. Ata ishin tejet të kujdesshëm për të mos rënë në sy, por nuk ishte e vështirë për t'i ndjekur. Veljanoviç në një moment doli nga salla ku organizohej dasma, dhe u ul në karrige për të realizuar disa thirrje telefonike. Dy minuta më vonë u shfaq edhe Osmani. Ky i fundit kaloi pranë Veljonoviçit, dhe ecte në drejtim të tualetit. Vetëm 30 sekonda më vonë, në tualet shkoi edhe Veljonoviçi. Ne menduam se ishte një kamerë e fshehtë... Brenda në tualet ata qëndruan rreth 13 minuta", - thotë dëshmitari.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama