Por shefat tane kane detyrime ndaj nesh, sikunder kemi ne ndaj tyre dhe sigurisht qe nje nga detyrimet me te medha qe ata kane ndaj nesh eshte ta shohin here pas here situaten nga kendveshtrimi i vartesit. Sigurisht qe jo te gjithe te punesuarit jane te lire te thone ate qe mendojne, ndaj per t’u dhene goje dhe mundesi shprehjeje, edhe atyre qe nuk e kane nje fat te tille, me poshte po ju japim disa nga keshilla.
“Me jep mjetet qe me duhen per te bere nje pune te mire”. Me mjete nenkuptohet koha, materialet, informacioni, ndoshta edhe nje shtese ne autoritet, ne menyre qe suksesi te jete me i mundshem.
“Pranoje kur ben gabim”. Nese ka disa shefa qe mendojne se per ta eshte nje ulje e autoritetit nese do te pranonin se e kane pasur gabim per diçka, atehere ky eshte nje gabim. Pranimi i nje gabimi te ben jo vetem me njerezor, por edhe te zvogelon distancat me vartesit ne menyren e duhur. Çfaredo qe te beje nje shef nuk duhet te sillet kurre sikur nuk ben asnjehere gabime. Kjo do te ishte qesharake.
“Me pyet per mendimin qe kam per çeshtje te ndryshme here pas here”. Nje vartes eshte ne radhe te pare nje person i specializuar per nje sektor te caktuar, per te cilin nje shef sado i afte qe te jete mund te mos kete te gjithe informacionin e duhur. Ndaj nese nje shef do ta keshillonte here pas here nje vartes, do te bente shume mire per t’ia shtuar vetes informacionin, por edhe te kuptuarit me mire te problemeve dhe situates. Nese shefat do te dinin se si te nxirrnin dobi perdite nga pak prej vartesve te tyre gjerat do te shkonin shume me mire ne nje ndermarrje apo vend pune.
“Vleresimi i punes eshte ne te mire te saj”. Fjala e shefit eshte shume e rendesishme, sidomos kur behet fjale per nje produkt apo iniciative te re. Vartesit jane gjithmone ne pritje te vleresimit, pavaresisht nese eshte negativ, apo pozitiv dhe kjo ne menyre te vazhdueshme dhe jo vetem ne fund te vitit, kur zakonisht behen bilancet, por gjate gjithe vitit. Nje nepunes do te bente nje pune me te mire nese do te merrte nje inkurajim nga shefi dhe do te perpiqej shume me teper edhe nese do te kritikohej. Ne radhe te pare nje vleresim nga ana e shefit eshte nje tregues se ai eshte ne dijeni te gjerave dhe se e ndjek situaten ne ndermarrje, apo ne zyre ne menyre te vazhdueshme.
“Mos me braktis”. Kur ne nje ndermarrje situata eshte e veshtire, shefi duhet ta tregoje me shume se kurre qe eshte ne “timon”. Si mund te kerkohet ndershmeri nga nje vartes nese shefi vete nuk eshte i ndershem me te dhe e braktis ne nje moment te veshtire?
“Nuk mund te te degjoj kur uleret”. Ndoshta dikush i ka thene shefit se ulerima dhe frika jane masa shume te mira per te nenshtruar dhe mbajtur me koke ulur vartesit dhe per me teper eshte shume e dobishme ne menaxhimin e situatave. Por, ne fakt, eshte teresisht e kunderta. Nese nje shef u bertet vartesve te tij para tyre, ai tregon dobesine dhe pamundesine per te zgjidhur situaten me qetesi dhe ne menyre logjike.
“Mos me ve te punoj me idiote”. Nese ne nje kolektiv pune dikush eshte problematik, i takon shefit qe te vendose per vazhdimesine e ketij personi ne staf. Nese nje shef do te jete tolerant dhe nuk do ta largoje kete njeri problematik, i gjithe kolektivi mund te infektohet.
“Ki nje axhende te qarte”. Nese nuk e di se çfare deshiron, atehere si mund te presesh nga vartesit e tu qe ta dine nje gje te tille? Nje vartes ka nevoje qe ta kuptoje se shefi i ka te qarta idete e qellimet dhe arritjen e tyre, sepse nje qartesi e tille i jep shume siguri dhe mbeshtetje. Nje nga treguesit se shefi i ka te qarta idete eshte komunikimi i tyre me po te njejten qartesi.
“Mos genje per afatet”. Nese do te kerkonit nje menyre per te humbur besimin e vartesve ajo eshte “genjeshtra” dhe per kete nuk i duhen dhene kurre afate te rreme. Nese doni qe vartesit te punojne mire duhet te tregoheni i ndershem.
“Behu i parashikueshem”. Nese nje shef eshte i paparashikueshem vartesi do te shpenzoje shume kohe per te vrare mendjen se cila do te jete levizja e ardhshme e tij.
“Me mbeshtet”. Sigurisht qe kjo nuk eshte e domosdoshme, por ne te mire te punes, per t’i pyetur per planet qe kane per te ardhmen.