Sheiket nuk kursejne asgje per te bindur Diego Simeonen

Sheikët nuk kursejnë asgjë për të bindur Diego Simeonen

Diego Simeone ka refuzuar pankinën e PSG-së, pas ofertës që ka marrë pak ditë më parë. Por klubi parisien ka bërë gati një ofertë të dytë të çmendur, me të cilën shpreson ta bindë argjentinasin të firmosë.

Simeone

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, presidenti Naser Khelaifi do të zyrtarizojë pas pak ditësh largimin e Loran Blank nga pankina e këtij klubi. Më pas, ai do t'i dorëzojë Simeones ofertën zyrtare me shifra të parefuzueshme për çdo trajner.

Khelaifi ka planifikuar t'i caktojë argjentinasit një rrogë prej 20 milionë eurosh në sezon, një shumë që Simeone do ta kishte shumë të vështirë që ta refuzonte. Gjithashtu, atij do t'i lihet dorë e lirë në merkaton e klubit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama